LAJMI I FUNDIT:

Bajrami: Qeveria Kurti e dobët në qeverisje, ka tendenca për kapje të prokurorisë dhe po e mbanë pushtetin me propagandë

Bajrami: Qeveria Kurti e dobët në qeverisje, ka tendenca për kapje të prokurorisë dhe po e mbanë pushtetin me propagandë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka thënë se Kosova po vazhdon të jetë nën sanksione prej partnerëve për shkak të Qeverisë Kurti.

Deputetja në emisionin “Përballje”, në Telegrafi ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka ardhur në pushtet me prapagandë.


“Nuk jemi në një situatë normale, sot bëhen 73 ditë që Kosova është nën sanksione prej partnerëve të cilët kanë ndihmuar shumë në ndërtimin e këtij shteti. Pa ndihmën e të cilëve shtet-formimi i Kosovës, pavarësia, njohja nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, e të tjera njohjet e anëtarësimet, të gjitha këto nuk kanë qenë të mundshme”, theksoi ajo.

Deputetja shtoi më tej se ka degradim në secilën fushë, siç tha ajo, në shëndetësi, ekonomi dhe fusha tjera.

“Është vështirë me tregu se ku janë problemet kryesore pasi që komplet qeverisja është shndërruar në një problem jashtëzakonisht të madh. Kemi degradim të situatës në secilin rrafsh. Fakti që Kosova kaq vite pas shpalljes së pavarësisë është nën sanksione nga partnerët kryesorë tanë, unë besoj që sikur çdo gjë tjetër të lulëzonte d.m.th ky është një indikacion ku e ka katandisur Kosovën kjo qeveri”, tha mes tjerash ajo.

LDK përmes 'Rrugës së re' synon marrjen e pushtetit, Bajrami 'zbërthen' planin e tyre qeverisës
Lexo po ashtu LDK përmes 'Rrugës së re' synon marrjen e pushtetit, Bajrami 'zbërthen' planin e tyre qeverisës

Bajrami deklaroi se LVV funksionon në bazë të sondazheve dhe se nuk ka ndonjë plan për qeverisjen e vendit.

“Kur je qeveri ki 51 %të votave dhe punon në bazë të sondazheve dhe jo planit që ki, atëherë e sjellë vendin në situata të tilla. Me propagandë po e mbajnë pushtetin. Kemi ngecje në drejtësi”, ka theksuar ajo.

Deputetja Hykmete Bajrami gjatë intervistës në emisionin “Përballje” Foto: Ridvan Slivova

Deputetja tha se njerëzit po refuzojnë të bashkëpunojnë më Lëvizjen Vetëvendosje.

“Një parti që fiton 51 % të votave, njerëzit po refuzojnë të bashkëpunojnë më LVV, kemi ndërhyrje flagrante në të gjitha institucionet, ka tendenca më kap prokurorinë”, shtoi tutje ajo.

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami gjatë emisionit ka folur edhe për ‘Rrugën e re të LDK-së’, plan programin e partisë për udhëheqjen e vendit si dhe për zgjedhjet e reja lokale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori