Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj akuzave të ministrit të Financave, Hekuran Murati, lidhur me përdorimin e kontratave me procedurë të negociuar në Qeverinë Kurti.
Bajrami ka paraqitur të dhëna konkrete për kontratat e lidhura në periudhën 22 mars 2021 – 1 shtator 2024, të cilat janë të disponueshme për publikun.
Në një postim në rrjetet sociale, deputetja ka publikuar një përgjigje zyrtare nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik, ku jepen të dhënat mbi kontratat që janë lidhur pa procedurë të hapur, përmes negociatës direkte (njëburimore).
Sipas kësaj përgjigje, nga periudha e përmendur janë lidhur gjithsej 2123 kontrata me një vlerë totale prej 272 milionë e 954 mijë e 724 euro, ndërsa 775 prej tyre janë aneks-kontrata dhe 1348 kontrata për herë të parë.
“Ku janë shpifjet? Ku është propaganda?” pyeti Bajrami në reagimin e saj, duke iu drejtuar ministrit Murati.
Ajo theksoi se të dhënat janë të qarta dhe të verifikueshme, duke e ftuar ministrin që të konsultohet me Prokurorinë për të vizatuar grafiket që, sipas saj, mund ta bindin më tej.
“Shko në Prokurori vizatoju grafa, ndoshta të besojnë,” tha Bajrami.
Ajo kërkoi që të hetohen gjithashtu grantet për bujqësi, për të cilat ajo tha se shpesh ndahen “në baza meritore”, por që gjithashtu mund të kenë të njëjtin problematik.
Në fund, Bajrami nuk hezitoi të akuzojë ata që mbrojnë të korruptuarit, duke thënë: “Unë besoj fort se të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit janë të korruptuar, nuk ka asnjë arsye tjetër.” /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjermania është në recesion për të dytin vit radhazi
Golden Eagle arrin në Dubai - Një energji e re për Emiratet e Bashkuara Arabe
Me pagë nën minimale, punëtorët e sigurimit dhe mirëmbajtjes shkelen në institucione
Ekzekutohen pensionet me rritje për kategoritë e luftës
Grand Blue Fafa Resort & Spa me oferta speciale për "Seniorët"
Qeveria mbajti mbledhje elektronike, miratoi një vendim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime