LAJMI I FUNDIT:

Bajrami: MASHTI të merr vendim që mësimi të zhvillohet në shkolla dhe me orar të plotë

Bajrami: MASHTI të merr vendim që mësimi të zhvillohet në shkolla dhe me orar të plotë

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se pandemia COVID-19 ka goditur rëndë arsimin në vend.

Në seancën e Kuvendit të Kosovës, Bajrami theksoi se organizimi i mësimit online ani pse në kohë rekorde, nuk e ka kompensuar në tërësi mësimin në shkollë.


“Kjo situatë përcillet me efekte të gjata. Është përgjegjësi e Qeverisë që të hartoj strategji dhe programe për kompensimin e mësimit të humbur dhe zvogëlimin e pasojave që ka shkaktuar COVID-19”, ka thënë Bajrami, shkruan Telegrafi.

Ajo shtoi se më 11 mars 2020 kur OBSH shpalli pandeminë, Qeveria mori vendim për mbylljen e shkollave.

“Sikur në çdo vend të botës edhe te ne, MASHT-i në mars të vitit 2020, u detyruam që të ndërtonim një sistem të mësimit në distancë”, u shpreh Bajrami.

Ish-ministrja e arsimit, theksoi se pajtohen se arsimi nuk është në gjendjen që duhet të jetë, e kjo sipas saj është pasojë e okupimit.

“Pas rënies së rasteve me COVID-19, ne rekomandojmë që MASHTI të marr vendim që nga hëna që mësimi të zhvillohet në objektet shkollore dhe me orar të plotë”, u shpreh Bajrami.

Ajo kërkoi nga Qeveria Kurti që ta bëjë prioritet çështjen e arsimit, pasi që siç tha ajo kjo qeveri i ka numrat në Kuvend. Në fund Bajrami bëri të ditur se si Grup Parlamentar i LDK-së, propozojnë që:

1. Pas marrjes së opinionit të IKSHP-së, nga e hëna mësimi në shkolla të kthehet me orar të plotë dhe të rregullt.

2. Të përgatitet plani për organizimin e orëve mësimore shtesë gjatë verës, bazuar në një plan për mësim intenziv të natyrës së shkollave verore, që duhet të koncentrohet në lëndët kryesore.

3. Deri më 1 shtator të vaksinohen të gjithë mësimdhënësit, në të gjitha nivelet duke përfshirë institucionet publike dhe private, në mënyrë që të jemi të jemi të përgatitur për fillimin e vitit të ri shkollor 2021/2022. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Lajme
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Politikë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
Kalo në kategori