LAJMI I FUNDIT:

Bajrami: Ja pse Veseli nuk kishte kundërkandidat

Bajrami: Ja pse Veseli nuk kishte kundërkandidat

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arsim Bajrami, ka vlerësuar se me zgjedhjen e kryetarit të ri kjo parti ka promovuar një standard të ri të demokracisë së brendshme në skenën politike të vendit.

Ai ka thënë se duke i dhënë të drejtën secilit anëtar të konkurrojë dhe duke lejuar një debat transparent gjatë Konventës, partia më e madhe në vend ka treguar se ka demokraci të brendshme më të avancuar sesa subjektet e tjera politike.


Në këtë intervistë për “Epokën e re”, Bajrami ka bërë me dije se Konventa e PDK-së ka dëshmuar se në Kosovë është i mundshëm tranzicioni i lidershipit në mënyrë demokratike.

“Në këtë mënyrë ne kemi promovuar një standard të ri në skenën plurale, një standard të munguar të një demokracie të brendshme ku është realizuar plotësisht parimi kushtetues i gjasave të barabarta, i vetëkandidimit dhe i ofrimit të konkurrencës. Pra, ka qenë një konventë, e cila në tërësi i ka plotësuar standardet e kërkuara ndërkombëtare sa i përket demokracisë së brendshme”, ka thënë Bajrami.

Ai ka treguar se arsyeja pse Veseli nuk kishte kundërkandidat ka treguar se ai ka ndërtuar një karizëm.

Sipas Bajramit, gjithë anëtarësia e gjerë e PDK-së e ka parë se njeriu më i duhur për ta udhëhequr partinë pas Hashim Thaçit ka qenë Kadri Veseli.

“Faktin që nuk patën një kundërkandidat tregoi se z. Veseli ka ndërtuar një karizëm të një lideri të guximshëm dhe ne nuk kemi dashur të krijojmë një farsë në këtë proces, duke ofruar formalisht një kandidat. Siç e keni parë, edhe vetë z. Veseli ka insistuar deri në momentin e fundit, duke u bërë ftesë publike kandidatëve të tjerë që të kandidojnë, mirëpo ka ekzistuar një konsensus i përgjithshëm se në momentin aktual nuk ka personalitet më të përshtatshëm se z. Veseli për ta marrë kreun e partisë”, ka thënë Bajrami, duke u shprehur i bindur se Veseli do ta ruajë rolin prijës të PDK-së.

Më tutje, Bajrami ka treguar se objektiv i kryetarit të ri është që të përgatitet drejt fitoreve të reja në zgjedhjet e ardhshme lokale dhe nacionale. Lidhur me kritikat që iu kanë bërë udhëheqjes së kësaj partie gjatë Konventës së PDK-së nga delegatë të ndryshëm, Bajrami ka thënë se kjo tregon për debatet transparente që bëhen brenda PDK-së.

“Kjo është hera e parë kur në një parti të Kosovës lejohet një debat transparent para medieve dhe lejohet që secili t’i shprehë pakënaqësitë e veta legjitime. Kjo absolutisht vetëm sa e forcon PDK-në. PDK-ja duhet ta kultivojë mendimin e kundërt, duhet ta lejojë mundësinë e paraqitjes së pakënaqësive në mënyrë legjitime, duke e ndërtuar veten si një parti e karakterit kombëtar, e cila merr parasysh origjinën dhe historinë e saj”, është shprehur Arsim Bajrami, nënkryetar i PDK-së.

Bajrami ka treguar se PDK-ja ka tri synime strategjike në periudhën e ardhshme. Synimi i parë, sipas tij, është ta marrë përsipër në plotësi udhëheqjen e Kosovës jo vetëm në këtë mandat, por edhe në mandatin e ardhshëm.

“Pra, për të shënuar një epokë të qeverisjes dhe për të mundësuar që Kosova tani të jetë një shtet i zhvilluar ekonomikisht, një shtet i së drejtës, një shtet demokratik dhe një shtet që do të integrohet në bashkësinë ndërkombëtare dhe në strukturat euroatlantike”, ka thënë ai.

Bajrami ka thënë se synimi i dytë i PDK-së është vazhdimi i profilizimit të saj si parti e qendrës së djathtë. Kurse synimi i tretë i saj, sipas Bajramit, do të jetë promovimi i demokracisë së brendshme.

Në trend Lajme

Më shumë
Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave

Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave

Kronika e Zezë
Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike

Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike

Lajme
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Kasami: Deklarata të rrezikshme nga Ali Ahmeti, VLEN nuk është e interesuar për konflikte mes shqiptarëve

Kasami: Deklarata të rrezikshme nga Ali Ahmeti, VLEN nuk është e interesuar për konflikte mes shqiptarëve

Politikë
Tahiri: 30 maji është data e fundit që të shpërbëhet Kuvendi

Tahiri: 30 maji është data e fundit që të shpërbëhet Kuvendi

Lajme
Kusari - Lila: Nuk kemi kërkesë zyrtare për shpërberje të Kuvendit

Kusari - Lila: Nuk kemi kërkesë zyrtare për shpërberje të Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori