LAJMI I FUNDIT:

Bahtiri takohet me biznesmenë nga Turqia për investime milionëshe në Mitrovicë

Bahtiri takohet me biznesmenë nga Turqia për investime milionëshe në Mitrovicë

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, së bashku me nënkryetarin Mujka, sot kanë pritur në një takim përfaqësues të lartë nga kompania e energjisë elektrike në Turqi, “Euro Holding”, në krye me Tamer Pektas, me të cilët ka biseduar për mundësitë e bashkëpunimit dhe investimeve në qytetin e Mitrovicës.

“Fillimisht kryetari Bahtiri ka falënderuar të pranishmit për interesimin e tyre për të investuar në qytetin e Mitrovicës dhe më pas ata i ka njoftuar me kushtet që Komuna e Mitrovicës ofron për investitorët e huaj.


Në fjalën e tij përfaqësuesi nga kompania “Euro Holding”, Pektas, ka njoftuar lidhur me projektin energjik të cilin parashihet ta realizojnë ata në qytetin e Mitrovicës, përmes grumbullimit dhe riciklimit të mbeturinave duke prodhuar energji elektrike.

Ky projekt parasheh riciklimin e mbeturinave me kapacitet deri në 120 tonë në ditë, duke përpunuar të gjitha llojet e mbeturinave, me përjashtim ato të cilat kanë radioaktivitet duke mos liruar gazra dhe për të ruajtur mjedisin”, thuhet në njoftimin për media.

Me këtë rast kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ka bërë me dije se Komuna e Mitrovicës ofron kushte dhe lehtësira shumë të mëdha për të gjithë ata që synojnë të investojnë në projekte të ndryshme, duke përmendur dhënien e tokës falas, pastaj edhe lehtësirat tjera procedurale.

Po ashtu kryetari Bahtiri theksoi se ky investim do të jetë shtytje e zhvillimit ekonomik, pasi që përmes kësaj fabrike nuk do të ketë më ndotje as për punëtorët e as për mjedisin dhe rrethinën. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori