Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka folur në lidhje me rolin e Francës për shtetin e Kosovës dhe ndërhyrjet e saj gjatë luftës në Kosovë. Ai ka kërkuar nga ndërkombëtarët dhe nga kryeministrit Kurti që sa më shpejt të lirohet për qarkullim normal ura mbi Ibër në Mitrovicë,
Ai foli edhe për rolin e KFOR-it francez në veri të Kosovës dhe urën e Ibrit.
“KFOR është një organizatë e përbashkët për ruajtjen e rendit jo vetëm në pjesën e Mitrovicës, apo të Kosovës por të gjithë botës. Është e dijshme që kjo pjesë ka qenë e KFOR-it francez dhe jemi në këtë situatë ku kjo urë ende nuk është e liruar, që është një politikë jo reale. Derisa të mbahet peng kjo urë për të mos u liruar për shkak të disa njerëzve, të cilët kanë në kokat e tyre një fotografi tjetër të Kosovës dhe pretendohet që në këtë urë të ndahet Republika e Kosovës me atë të Serbisë, por kjo nuk do të ndodh kurrë, asnjëherë”, tha Bahtiri për ATV-në.
Ndërsa bëri apel te të gjithë krerët e shtetit dhe ata ndërkombëtar që sa më shpejt të lirohet ura në të cilën ndahet pjesa e Mitrovicës së Jugut dhe asaj veriore.
“Unë bëj apel te të gjithë qytetarët të pjesës së veriut por edhe të gjithë ndërkombëtarëve po ashtu edhe kryeministrit Kurti që sa ma shpejt të lirohet kjo urë, për arsye se kjo mbahet vetëm për çështje politike dhe asgjë tjetër, nuk ka të bëj asgjë me siguri. Ashtu siç po e shihni edhe ju se ka lëvizje të lirë të qytetarëve, asnjë problem dhe vetëm që 8 vite kemi vetëm 8 incidente. Unë dëshiroj që edhe kjo urë të jetë e lirë edhe për makina sepse nuk ka asnjë arsye se kjo urë të jetë e bllokuar”, theksoi ai.
Ai tha se sërish do të kandidojë për kryetar të Mitrovicës.
“Është e padiskutueshme që Kurti do të më kandidojë për kryetar të Mitrovicës. Secili qytetar i Mitrovicës ka të drejtë me pas aspiratë, ka të drejtë edhe me hi në garë por dihet se kush hin qysh ka me dalë. Kryetari Bahtiri është i padiskutueshëm dhe asnjë kundër kandidatë qoftë i partisë apo i partive tjera nuk ka kryetari Bahtiri”, tha ai.
Tutje ai shtoi se nuk sheh asnjë kundër kandidat qoftë edhe nga partia e tij sepse beson që ai do të qeveris edhe për një mandat.
“Unë prej 2013 kur të tjerët mendoni ndryshe dhe caktojshin përqindje 3 deri në 5 për qind, atëherë kam thënë që Mitrovica do të jetë nën udhëheqjen e Agim Bahtiri dhe tani po ju them që edhe një mandat nuk ka asnjë diskutim që Bahtiri do të udhëheq në mënyrën më të mirë të mundshme. Njeriu që bën për qytetarë askush s’mundet me e mund, kështu që jam pa konkurrencë”, tha Bahtiri
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
Malet shqiptare tërheqin dhe gjermanët, veç natyrës vlerësojnë njerëzit, mikpritjen dhe ushqimin
Çerdhja “Rinia” në Tetovë në pritje të kuadrit të ri
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre