Bahtiri: Bukoshi ka shumë para, mund t’i japë 25 euro për një kilogram kërpudha

Ai ndër të tjera deklaroi se së fundi ka filluar edhe një projekt, në bashkëpunim me kompani japoneze
“Jo vetëm fabrikën e kërpudhave do ta hap. Por, unë kam filluar kontaktet me kompanitë japoneze për hapjen e një fabrike të televizorëve, dhe ajo do të ndodh brenda mandatit tim katër-vjeçar”.
Ai iu përgjigj edhe ironisë së zëvendëskryeministri të Kosovës, Bujar Bukoshi, se a do të kenë mundësi që kërpudhat t’i shijojnë qytetarët e Kosovës.
“Kërpudhat që do të prodhohen janë të veçanta... Do ta kenë çmimin prej 25 eurove për kilogram, e zotëri Bujar Bukoshi ka aq shumë para sa që mund ta përballojë këtë shumë”, tha Bahtiri.
Ai rikujtoj edhe premtimin e dhënë gjatë fushatës së zgjedhjeve lokale, se do të bëhet pas katër vjetëve kryeministër dhe se kjo do të ndodh me ndihmën e popullit. /Klan Kosova/ORAinfo/




















































