LAJMI I FUNDIT:

Bad News Eagles shënon fitoren e parë në turneun kualifikues ESL Challenger League

Bad News Eagles shënon fitoren e parë në turneun kualifikues ESL Challenger League
(Foto: HLTV)

Ekipi shqiptar ka mposhtur ekipin 1WIN për të siguruar fitoren e parë në turneun kualifikues ESL Challenger League.

Pas humbjes nga ekipi PALOMA në ndeshjen e parë, Bad News Eagles është kthyer me fitore duke mposhtur 1WIN me rezultat të përgjithshëm 2-1 me mapa.

Në mapin e zgjedhur nga ta ‘Mirage’ ekipi shqiptar fitoi me rezultat 16-12, në të dytin ‘Vertigo’ u mposhtën në vazhdime me rezultat 19-17, ndërsa në mapin e tretë ‘Ancient’ fituan në vazhdime me rezultat 19-16.


Me këtë fitore të siguruar, Bad News Eagles ka kaluar në raundin e dytë të ‘Lower Bracket’ dhe e pret njërën nga këto ekipe; Sangal, Spirit apo HEET.

Në këtë turne Bad News Eagles është duke garuar për t’u kualifikuar në ligën tjetër ESL Pro League ku bëjnë pjesë shumë ekipe të mëdha botërore, si dhe një grup çmimesh prej 50.000 dollarësh.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga
Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Premier League

"Shumica e njerëzve e kanë gabim për pagat" - ish futbollisti i Man Cityt zbulon se si paguhen lojtarët në Ligën Premier

Premier League
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

La Liga
Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

La Liga
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë

Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë

La Liga
Kalo në kategori