Bad News Eagles fitojnë ndeshjen ndaj ECLOT, tani do të përballen ndaj ekipit UNGENTIUM për t’u kualifikuar në ligën ESL Challenger

Pas shumë vështirësive më në fund ekipi Bad News Eagles ka arritur që të fitoi në ndeshjen ndaj ekipit ECLOT.
Këtë ndeshje ata e fituan me rezultat të përgjithshëm 2-1 me mapa, të cilën nuk e nisën aspak mirë, duke u mposhtur në mapin e parë me rezultat 16-7.
Por ekipi shqiptar arriti të rikthehet duke fituar mapin e dytë me rezultat 19-16 dhe të tretin 16-10, për të kaluar në gjysmëfinale të ‘Lower Bracket’.
Në ndeshjen e radhës të cilën do ta zhvillojnë sot (e diel) do të takohen me ekipin UGENTIUM, duke filluar nga ora 19:00 në formatin ‘Bo3’.
Në rast se e fitojnë këtë ndeshje ekipi Bad News Eagles do të sigurojë pjesëmarrjen në njërën nga ligat më të forta të CS:GO, ESL Challenger League. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
17/07/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































