LAJMI I FUNDIT:

Babë e bir dënohen me mbi 12 vjet burgim për vrasjen në Milloshevë, i akuzuari i tretë shpallet i pafajshëm

Babë e bir dënohen me mbi 12 vjet burgim për vrasjen në Milloshevë, i akuzuari i tretë shpallet i pafajshëm

I akuzuari Besim Istrefi është dënuar me shtatë vjet burgim, pasi është shpallur fajtor për vrasje, kurse me dënim unik prej pesë vjet e katër muaj burgim, është dënuar edhe djali i tij, Besart Istrefi, pasi është shpallur fajtor për dy vepra penale, atë të vrasjes dhe armëmbajtjes pa leje.

Kurse, i akuzuari i tretë Jeton Saraçi, është liruar nga akuzat për tentim vrasje dhe për armëmbajtje pa leje, raporton “Betimi për Drejtësi”.


Sipas aktakuzës, në restorant “Shega” në Milloshevë të Obiliqit, pas një mosmarrëveshjeje të çastit, në mes Jeton Saraqit, Naim Gërvallës e Lutfi Saraçi, në njërën anë si dhe Besim Istrefit dhe djalit të tij, Besart Istrefi, në anën tjetër.

Nga ky rast, të dy palët kishin nxjerrë armët dhe pas të shtënave kishin mbetur të vrarë Naim Gervalla dhe Lutfi Saraqi, ndërsa ishin plagosur rëndë, Besart e Besim Istrefi.

Ndaj Saraçit, gjithashtu është marr aktgjykim refuzues për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve, për shkak të parashkrimit të veprës penale.

Aktgjykimi ndaj tyre është shpallur të enjten në Gjykatën Themelore në Prishtinë, nga gjykatësi Shashivar Hoti.

Në këtë aktgjykim, Hoti ka thënë se të akuzuarin Jeton Saraçi i konfiskohet pasaporta, kurse Besim dhe Besart Istrefit u konfiskohet arma.

Gjithashtu, të tre të akuzuarit janë obliguar që në emër të kompensimit të viktimave të krimit, secili të paguaj shumën prej 100 eurosh.

Të akuzuarve do t’u llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe në arrest shtëpiak pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

“Ky vendim është nga deklaratat e të dëmtuarve, dëshmitarëve, provave materiale të propozuara si nga prokuroria ashtu edhe nga mbrojtja. Ekspertiza mjekoligjore dhe ajo e institutit të forenzikës. Raporti i Institutit të Forenzikës. Besim dhe Besart Istrefi padyshim është vërtetuar se kanë shtënë në drejtim të Lutfi Saraçit. E njëjta është edhe për vrasjën e Nazim Gërvallës është vërtetuar se kanë shtënë Blerim dhe Besart Istrefi”, ka thënë gjykatësi Hoti, gjatë arsyetimit të aktgjykimit.

Trupi gjykues ka vendosur që ta rikualifikojë veprën penale për dy të akuzuarit Istresi, nga vrasje e rëndë në vrasje.

“Gjykata e ka ricilësuar vrasjen nga vrasje e rëndë në vrasje të rëndomtë pra vetëm për Gërvallën e jo për Lutfi Saraçin pasi atë vepër e ka kry në mbrojtje në nevojshme.  Por, nuk ka pasur mbrojtje të nevojshme për vrasjen e Gërvallës”, ka thënë gjykatësi Ismajli.

Ai ka thënë se nuk është arritur të vërtetohen pretendimet e të akuzuarit Besart Istresi, se i akuzuari Jeton Saraçi ka pasur një armë tjetër në vendin e ngjarjes.

Sipas aktakuzës, në restorant “Shega” në Milloshevë të Obiliqit, më 2 maj 2014, pas një mosmarrëveshjeje të çastit ishin vrarë Naim Gërvalla e Lutfi Saraçi, ndërsa kishin mbetur të plagosur rëndë pronari Besim Istrefi dhe djali i tij, Besarti, të akuzuar në këtë rast.

E gjitha ngjarja kishte filluar kur kamerierët kishin filluar përgatitjen për mbylljen e lokalit në të cilin i pandehuri Jeton Saraçi, kishte qenë në tavolinë së bashku me Adem Dautaj dhe tani të ndjerët Lutfi Saraçi dhe Nazim Gërvalla.

Për këtë gjë, Saraçi kishte reaguar dhe kishte filluar fjalosjen mes tij dhe Besart Istrefit, ku më pas kishin nxjerrë revolet dhe ia kishin drejtuar njëri tjetrit.

Pas telefonatës nga i biri kishte ardhur ne restorant edhe Besim Istrefi, i cili ia kishte drejtuar revolen, ku më pas e kishte shtënë nëntë herë në drejtim të tani të ndjerëve Lutfi Saraçi dhe Nazim Gërvalla.

Në ato çaste, kishte filluar një shkëmbim i të shtënave me armë nga të dyja palët, ku si pasojë e këtij shkëmbimi, plagë vdekjeprurëse kishin marrë tani i ndjeri Lutfi Saraçi dhe Nazim Gërvalla, ndërsa Besim dhe Besart Istrefi ishin lënduar rendë.

Ne këtë proces, i akuzuar për vrasje të rëndë në tentativë, armëmbajtje pa leje dhe falsifikim të dokumenteve është edhe Jeton Saraçi.

Në trend Lajme

Më shumë
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Deputeti i PDK akuzon ministrin Sveçla: Ka ndërmarrë veprime në veri pa e pyetur fare drejtorin e Policisë

Deputeti i PDK akuzon ministrin Sveçla: Ka ndërmarrë veprime në veri pa e pyetur fare drejtorin e Policisë

Siguri
Pas Danimarkës edhe Austria planifikon marrëveshje që të burgosurit të vuajnë dënimin në Kosovë

Pas Danimarkës edhe Austria planifikon marrëveshje që të burgosurit të vuajnë dënimin në Kosovë

Lajme
Hakerët rusë sulmojnë faqet e institucioneve, Gërvalla: Rusia po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës

Hakerët rusë sulmojnë faqet e institucioneve, Gërvalla: Rusia po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës

Lajme
Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Lajme
Kalo në kategori