Gjithnjë e më tepër shqiptarët po merren me sportin e alpinizmit.

Një rast i tillë është edhe me Arianit Nikqin dhe të bijën, 17-vjeçaren Mrika Nikqi.


Kjo e fundit është shqiptarja e parë në botë së bashku me të atin që pushtoi majën më të lartë të kontinentit të shtatë, Antarktikut.

48379591 1456546517809793 8843394016729890816 n

Në fakt, ekspedita shqiptare është ngjitur në majën Moun Vinson 4892 lmd, në motin e acartë e në të ftohtit ekstrem të kontinentit të akullt.

Natyrisht, nuk mungoi edhe ngritja e flamurit kombëtar shqiptar si dhe shtetëror të Kosovës.

“Ju jemi falënderues për përkrahjen dhe mbështetjen e vazhdueshme”, kanë falënderuar ekspedita të gjithë mbështetësit e tyre.

Theksojmë Mrika së bashku me babanë e saj më 29 janar të këtij viti kanë arritur të ngjitën në majën më të lartë në Afrikë të quajtur Uhuru Peak e njohur edhe si maja e Kilimanxharos.

Ndryshe, dyshja do të vazhdojë në pushtimin e majave të tjera ndërkombëtare, për të cilat do t’ju mbajmë të informuar. /Telegrafi/

telegrafi sport app