LAJMI I FUNDIT:

Baballarët si instruktorë për vrasje: “Shkele shlirë, njo ma pak”!

Baballarët si instruktorë për vrasje: “Shkele shlirë, njo ma pak”!

“Bos, mos u ngut shumë, bos”, po i thoshte babai të birit të tij 12-13 vjeç, derisa vogëlushi e ngiste automjetin në një rrugë lokale, janarin e sivjetmë.

“A e shkeli?”, po e pyeste shoferi babën, derisa pranë rrugës ecte një këmbësor.


“Shkele. Njo ma pak. Tybe sen s’po të vyen. Shkele shlirë. Këtu me shkelë është shumë normale”, e trimëronte babai fëmijën shofer.

“Bile njo ma pak”, ia vërtetonte shoferi fjalët babës.

Sado që dialogu mes babës dhe fëmijës shofer mund të ketë qenë sarkazmë, në esencë e pasqyron mendësinë tonë.

Pa kaluar as tre muaj nga kjo bisedë, një tjetër shofer fëmijë, në një rrugë në Llap e shkeli një punëtor të KEDS-it, derisa ky i fundit pranë rrugës po e sanonte defektin në rrjetin elektrik (ditën e diel) – në mënyrë që banorët e atij fshati të mos mbeteshin në terr.

Nuk dihet nëse fëmija shofer ishte në veturë me babën – për ta trimëruar sikurse babai i fëmijës “bos” – por tashmë dihet se vetura që drejtonte ai ia mori jetën një personi, duke i shkaktuar dhimbje e pikëllim familjes së viktimës.

E, nuk janë të rralla rastet kur në media lexojmë tituj: “I mituri shkaktoi (vet)aksident në komunikacion”.

Këta të mitur janë ose bijtë e prindërve që i trimërojnë t’i shkelin këmbësorët, ose bijtë e prindërve që ua lënë çelësat e veturës mbi tavolinë. Ndërsa, kur të ndodhin rastet tragjike si ky së dielës, do të thonë se “pa dijeninë time i ka marrë çelësat e veturës, se i ka vjedhë”.

Njësoj do të deklarojnë edhe në rastet kur “çelësat e vjedhur” të veturës do të bëhen shkas i përfundimit tragjik të fëmijës së tyre shofer.

Jo. S’i vjedhin, por ua japin vetë prindërit.

Ata që janë pjesëmarrës të çdoditshëm në komunikacion, jo rrallë shohin vetura me shoferë fëmijë që mezi u shihet koka mbi timon. E, pranë shoferëve të mitur rinë ulur nënat e baballarët e tyre. Bile, si popull krenar që jemi, të tillët sapo të mbërrijnë në destinacion do të mburren se shofer e kishin të birin – fëmijë.

Këta janë baballarët që rekrutojnë fëmijët vrasës e vetëvrasës në komunikacion.

Këta jemi ne.

Nuk jemi vetëm prindër të papërgjegjshëm që nuk e dimë se ua kemi lënë fëmijëve çelësat e veturës mbi tavolinë të dhomës së ditës. Jemi edhe ata prindër që nuk e dimë se e kemi lënë hapur dollapin ku e mbajmë armën.

Prandaj, fëmijët tanë shkojnë në shkollë me thika e alltia.

Prandaj na ndodhin rastet – sikur ai i para një muaji në Prishtinë – kur humbi jetën nxënësi 14-vjeçar pasi, jo larg shkollës së tij, u ther me thikë nga një 15-vjeçar. Rast i ngjashëm kishte ndodhur edhe vitin e kaluar në Prizren, kur një 15-vjeçar kishte humbur jetën pasi ishte goditur me thikë nga një bashkëmoshatar i tij.

Policia e Kosovës, në kuadër të planeve operative organizon kontrolle nëpër shkolla dhe zakonisht këto operacione rezultojnë me gjetje të armëve të ftohta te nxënësit, si thika e ‘boksa metali’. Mirëpo, duket se gjithçka përfundon me bërjen publike të operacionit.

Nuk dihen masat që ndërmarrin shkollat ndaj nxënësve ‘të armatosur”. Për me keq, drejtuesit e shkollave, për ta ruajtur fytyrën e tyre dhe të shkollës nuk i raportojnë as rastet e dhunës në institucionet që drejtojnë ata.

Këtë e tha vetë ministrja e Arsimit, sipas së cilës gjatë vitit 2021 dhe në tre muajt e parë të vitit 2022 janë raportuar 20 raste të dhunës në shkolla. E, ato që i fshehin drejtorët e shkollave i nxjerr në shesh Policia. Polica thotë se gjatë vitit 2021, në organet e rendit janë raportuar 200 raste të dhunës në shkolla.

Po pra.

Nuk kemi veç prindër të papërgjegjshëm që ua lënë në dorë fëmijëve çelësat e veturave dhe armët, por kemi mësimdhënës e udhëheqës shkollash që i fshehin aktet e dhunës brenda institucioneve arsimore.

Shumë shkolla tonat, përveç mësimdhënësve – pedagogëve – e kanë edhe psikologun. Çka bëjnë ata?

Nejse.

Shkollat tona, si institucione arsimore-edukative, vazhdojnë të jenë tregim në vete.

Atje askush më nuk skuqet për cilësinë e ulët në mësimdhënie dhe për rezultate e turpshme të nxënësve në testin shtetëror dhe në PISA. E, nuk ndjehen përgjegjës as për rrezikimin e jetës së fëmijëve që ua kanë besuar prindërit t’ua arsimojnë.

Ministrja e Arsimit edhe pas një viti mund të dalë e të konstatojë se menaxhmentet e shkollave i kanë fshehur rastet e dhunës nëpër shkolla. Dhe, derisa gjithçka të përfundojë veç në konstatim e jo në llogaridhënie, shkollat do të vazhdojnë të jenë ambient i përshtatshëm për rritjen e delikuencës.

Por, ku mbeti përgjegjësia jonë prindërore?

Tani, kur shumica e prindërve janë të paktën me arsimim të mesëm, shtrohet pyetja: Nuk po duam, apo nuk po dimë t’i edukojmë fëmijët tanë?

Mbase, vlen një thënie e gazetarit dhe udhëheqësit televiziv gjerman, Robert Emil Weichselbaum, se “përveç prindërve të gjithë e dinë se si edukohen fëmijët”.

Në trend

Më shumë
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Pas dhjetë orë pune, Robotin se mbajnë këmbët - rrëzohet në Chicago

Pas dhjetë orë pune, Robotin se mbajnë këmbët - rrëzohet në Chicago

Teknologji
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Kalo në kategori