Babai zbuloi se si të parandalonte zemërimin e fëmijëve në dyqan, shakaja u bë virale

Të blesh gjësende ushqimore me fëmijët është ndonjëherë djallëzore. Sapo e vendosni fëmijën tuaj në karrocën e blerjes, ai shpeshherë fillon të bërtasë dhe të qajë.
Kështu ndodhi edhe me Aly-n, derisa partnerit të saj i lindi një ide gjeniale.
“Një ditë im shoq tha se duhet ta lëmë vajzën tonë të vozisë dhe rezulton se funksionon”, shkroi ajo në TikTok.
@allthingsaly Visit TikTok to discover videos!
Dhe tani, në vend që të shtyjë karrocën në mënyrë që vajza e vogël të jetë përballë tyre, karroca shtyhet nga mbrapa, dhe vajza e vogël është përpara dhe sheh gjithçka që po ndodh.
Me fjalë të tjera, e mban atë aq të zënë saqë ajo ulet e qetë në karrocë.
“Tani më në fund mund të bëjmë pazarin pa bërtitur, qarë dhe duke i kërkuar të dalë nga karroca”, shtoi nëna.
Që kur ajo publikoi videon, ajo ka mbledhur afro 700 mijë shikime dhe më shumë se 55 mijë pëlqime. /Telegrafi/













































