Ish-gjenerali Dilaver Goxhaj, ka folur në lidhje me arrestimin e djalit të tij, Dritan Goxhaj, me urdhër të Gjykatës Speciale në Kosovë.
Dilaver Goxhaj zbuloi se i biri është i qetë në ambientet e burgut pasi është krenar për pjesëmarrjen e tij në luftën në Kosovë.
Pavarësisht se Gjykata e Tiranës pranoi ekstradimin e Goxhaj për llogari të Speciales në Hagë, babai i tij u shpreh i bindur se hallkat e tjera të gjyqësorit në Shqipëri do ta rrëzojnë këtë vendim.
Ai shtoi se i biri ka bërë një luftë të drejtë dhe po dënohet vetëm për fjalën e lirë.
“Dritani është i qetë për arsye se është krenar që ka marrë pjesë në dy luftëra shqiptare në Ballkan nga tre luftëra që janë bërë. Nuk ka bërë asnjë lloj krimi, dënohet thjesht për fjalën e lirë dhe nuk është aspak i shqetësuar. Është shumë mirë dhe i bindur që nuk ka për t’i ekstraduar. I bindur se drejtësia shqiptare do të jetë drejtësi demokratike”, tha ai, për Euronews.al.
Gjithashtu Dilaver Goxhaj, u ndal dhe te puna e Gjykatës Speciale, ngritjen e të cilës e cilësoi si një marrëzi.
Sipas tij nuk mund të cilësohet në asnjë mënyrë që Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte një organizatë terroriste, pasi ajo ishte një ushtri me të gjitha standardet, e cila u quajt nga NATO si këmbësori e aleancës.
Kujtojmë se Dritan Goxhaj u arrestua më 31 korrikut 2023 me urdhër arrest të lëshuar nga Gjykata Speciale e Kosovës me qëllim ekstradimin në Hagë.
Ish-luftëtari i UÇK-së akuzohet se ka nxjerrë emrat e dëshmitarëve në disa çështje të hapura më parë nga Prokuroria Speciale e Kosovës.
Goxhaj akuzohet si i dyshuar për veprat penale pengim i punës së zyrtarëve dhe frikësim i dëshmitarëve sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Prokuroria Themelore Kavadar nis procedurën për dyshim të pengimit të zyrtarit
Ngjarje e rëndë në Shkodër, nëna bashkë me tre fëmijët rezultojnë të zhdukur – dyshohet se janë mbytur
Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë
Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia: Autori, bashkëfshatar i tyre
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Deputetja Krasniqi: Masat ndaj Kosovës u vendosën për shkak të qeverisë, drejtuesit e saj kanë mbetur të izoluar
Prishtinë, një shtetas i Shqipërisë hyn në dhomën e një hoteli dhe kryen vjedhje
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak