LAJMI I FUNDIT:

B-21 Raider, bombarduesi i ri amerikan që bartë sasi të jashtëzakonshme të bombave dhe raketave – është i padukshëm për radarët e armikut

B-21 Raider, bombarduesi i ri amerikan që bartë sasi të jashtëzakonshme të bombave dhe raketave – është i padukshëm për radarët e armikut

Aeroplani i ri strategjik bombardues i ushtrisë amerikane B-21 Raider, mund t’i shkaktoj probleme tejet të mëdha sistemeve të mbrojtjes kundërajrore të Rusisë, shkruan National Interest.

Sipas autorit të artikullit Chris Osborne, shumë karakteristika të këtij aeroplani ndoshta kurrë nuk do të mund t’i hiqet mbishkrimi “sekret”, transmeton Telegrafi.

Megjithatë një zyrtar amerikan i forcave ajrore ka deklaruar para këtij gazetari, se bombarduesi më i ri i padukshëm për radarët do të paraqes rrezik për këdo që e fut në cak, kudo qoftë në botë, pavarësisht nëse është ditë apo natë, mot me shi apo me diell.


Fuqitë tjera me prodhimin e këtij aeroplanit do të duhej të mendonin tani që të zbulojnë radarë më efikas që ndoshta në një moment do të mund ta detektonin këtë fluturake – por marrë parasysh teknologjinë e përdorur në të, zor se do t’ia arrijnë qëllimit.

Me zhvillimin e B-21 Raider që u realizua në objektet e Northrop Grumman, futja në përdorim i këtij aeroplani parashihet të ndodh në vitin 2025.

https://www.youtube.com/watch?v=tvoRRYLCtxs&feature=emb_title

Nga jashtë ngjanë me B-2, e të dy projektet janë bazuar në konceptin e aeroplanit të padukshëm nga radarët që fluturon me shpejtësi të zërit dhe që bart sasi të jashtëzakonshme të raketave dhe bombave.

Një prej detyrave kryesore të këtij bombarduesi, përveç kryerjes së sulmeve ajrore, lokacioni i fshehtë kur bën lansimin e raketave apo bën hedhjen e bombave dhe shkatërrimin e objekteve të armikut. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Botë
Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Serbia
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Drejt Planetit të Kuq: A mund t'i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Drejt Planetit të Kuq: A mund t'i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Botë
Amerikanët dhe rusët zhvillojnë bisedime 'sekrete' për Ukrainën në Zvicër

Amerikanët dhe rusët zhvillojnë bisedime 'sekrete' për Ukrainën në Zvicër

Botë
Kalo në kategori