LAJMI I FUNDIT:

Azerbajxhani raporton se armenët vranë një ushtarë të tyre në Nagorni-Karabaku

Azerbajxhani raporton se armenët vranë një ushtarë të tyre në Nagorni-Karabaku

Ministria e mbrojtjes e Azerbajxhanit thotë se njësitë e ushtrisë së saj u sulmuan nga “një grup i armatosur ilegal armene” në Nagorni-Karabaku, duke vrarë një ushtarak azerbajxhanas dhe duke plagosur një tjetër.

Ministria tha se sulmi ndodhi në rajonin Khojavend pasdite dhe u pengua, duke lënë të vdekur të gjashtë sulmuesit.


“Si rezultat i sulmit, një ushtar i ushtrisë së Azerbajxhanit u vra”, tha ajo të hënën, duke theksuar se një ushtarak tjetër ishte plagosur, por në gjendje të qëndrueshme, raporton aljazeera.

Ministria e mbrojtjes u zotua të merrte “masa vendimtare” nëse sulmet e përsëritura do të kryheshin nga trupat armene.

As zyrtarët armenë dhe as të Nagorni-Karabakut deri më tani nuk kanë komentuar deklaratën e Azerbajxhanit. /Telegrafi/