LAJMI I FUNDIT:

Azemi: 23 punëtorë të vdekur në vendin e punës në vitin 2018

Azemi: 23 punëtorë të vdekur në vendin e punës në vitin 2018

Në konferencën e fundvitit, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) ka paraqitur vitin 2018 si vitin me më së shumti raste të vdekjeve të punëtorëve në vendin e punës.

Kreu i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, tha se ky numër është rekord.


“Gjatë këtij viti ka pasur 23 raste të vdekjes së punëtorëve në vendin e punës. Fatkeqësisht është numër rekord”, ka thënë Azemi.

Sipas tij, këto raste, ndër të tjerash po ndodhin si mungesë e edukimit të pronarëve dhe punëtorëve.

“Inspektorati i punës komplet ka dështuar në këtë vijë në te cilën po shkojnë jetët e punëtorëve”, ka thënë ai.

Po ashtu, Azemi tha se rreth 50 për qind e punëtorëve të sektorit privat punojnë pa kontrata pune, pa siguri e një pjesë e tyre janë edhe nën moshë madhore.

Në këtë mënyrë, ai tha se shteti po bën krim ndaj punëtorëve të sektorit privat dhe situatën aktuale e ka quajtur gjendje jashtëzakonisht e rrezikshme.

Në emër të BSPK-së, Azemi kërkoi që Qeveria të formojë një fond social, në mënyrë që ta ketë për mbështetje në rastet kur bëhet padrejtësi ndaj punëtorëve në vendin e punës. /KP /Telegrafi/