LAJMI I FUNDIT:

Azem Syla dëshmon në gjykimin ndaj Limajt, mohon se dinte për vrasjen dy civilëve shqiptarë

Azem Syla dëshmon në gjykimin ndaj Limajt, mohon se dinte për vrasjen dy civilëve shqiptarë

Ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Azem Syla, për komunikatën e publikuar në “Zëri i Kosovës”, që merrte përgjegjësinë për vrasjen e Ramiz Hoxhës dhe Selman Binishit, ka deklaruar se nuk ka pasur njohuri për të dhe se nuk e din se kush e ka shkruar.

“Rrethanat e luftës kanë qenë të tilla që në atë periudhë kohore nuk e kam ditur për këtë fakt, por kam dëgjuar nga mediat e atëhershme, por gjendja ka qenë e tillë në atë periudhë që nuk ka mundur të demantohet”, ka thënë Syla, pasi atij ia ka prezantuar këtë komunikatë të tetorit të vitit 1998, prokurorja e rastit, Drita Hajdari.


Syla, ka dhënë dëshminë e tij, të martën në Gjykatën Themelore të Gjakovës, në rastin e njohur si “Bellanica”, në gjykimin për krime lufte ndaj ish-komandantit të brigadës 121 të UÇK-së, Fatmir Limaj, i cili akuzohet për përgjegjësi komanduese.

Në këtë gjykim ai është sjellë nga qendra e paraburgimit, pasi ndodhet nën këtë masë në rastin ku gjykohet për krim të organizuar dhe vepra tjera penale, të njohur si rasti “Toka”.

“Personalisht nuk kam lëshuar ndonjë komunikatë dhe as nuk kam kërkuar për lëshim të ndonjë komunikate, ndoshta brenda po” ka deklaruar Syla duke u përgjigjur në pyetjet e prokurores Drita Hajdari.

Ish-deputeti i PDK-së, ka deklaruar se nuk e din saktë edhe kur është formuar Brigada 121 e UÇK-së.

“Mund të jetë vjeshta e vitit 1998. Komandant ka qenë Fatmir Limaj. Drejtoria e Policisë Ushtarake nuk më kujtohet kur është formuar. Kurse, për drejtorin e saj nuk e kam ditur në atë kohë se kush ka qenë, kurse tani po. Realisht gjatë kohës së përgatitjeve për Rambuje kam qenë në Kosovë ka mund të jetë fundi i dhjetorit 98 apo janar 1999 dhe atëherë e kam mësuar se kush është drejtor i kësaj drejtorie”, ka deklaruar Syla, raporton portali “Betimi për Drejtësi.

Ai ka thënë se rrethanat kanë qenë të tilla që shumicën e kohës ka qëndruar jashtë vendit.

Azem Syla ka thënë se nuk e ka ditur për burgosjen e Cen Deskut dhe Jakup Kastratit. Gjithashtu, ai ka shtuar se nuk e kishte informuar askush edhe për lirimin e tyre.

“Gjatë kohës sa isha në Shqipëri, zëvendës i imi ka qenë fillimisht Sokol Bashota, e më pas Jakup Krasniqi. Lidhur me lirimin e Cen Desku dhe Jakup Kastratit, nuk kam qenë i informuar nga zëvendësi im, por e kam mësuar nga mediat në atë kohë”, ka deklaruar tutje Syla.

Ai ka shtuar se përkundër detyrës që ka pasur për të qëndruar në zyrë, ka zhvilluar aktivitete të shumta në terren.

“Shumicën e kohës kam qenë nëpër rrugë, jo asfalt, dhe për përgjegjësinë që më kanë jap shokët në atë kohë mund të them se kam qenë ‘hamall’ sepse kam bërë ngarkimin e armëve bartjen e armëve, hapjen e rrugëve dhe normalisht kur kam pasur mundësi kam lexuar gazetë apo dëgjuar radio”, ka shtuar Syla.

Një ditë më parë, dëshminë e tyre në këtë gjykim e kanë dhënë dy ish-komandantët e UÇK-së Rexhep Selimi dhe Bislim Zyrapi.

Rexhep Selimi kishte demantuar komunikatën të lëshuar nga shtabi i përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), sipas së cilës ishte dhënë njoftimi për ekzekutimin e Ramiz Hoxhës dhe Selman Binishit.

Deputeti aktual i Kuvendit të Kosovës, Selimi, për komunikatën e lëshuar më 30 tetor 1998, të përmendur në “Zëri i Kosovës”, kishte thënë se në atë kohë në Shtabin e Përgjithshëm, nuk ka ekzistuar Drejtoria e Policisë Ushtarake.

Kurse, Bislim Zyrapi, i cili ka qenë shef i shtabit të përgjithshëm të UÇK-së, kishte deklaruar se për shkak të lëvizjeve të shpeshta të tij, nuk ka pasur kohë t’i shoh komunikatat që në atë kohë janë lëshuar.

Duke u përgjigjur në pyetjet lidhur me vrasjen e Ramiz Hoxhës dhe Selman Binishit, Zyrapi kishte deklaruar se ai nuk kishte dëgjuar për këtë rast, pasi që në atë periudhë ishte jashtë Kosovës.

Në seancat e kaluara të 16 dhe 17 tetorit të vitit 2017, janë dëgjuar në cilësinë e dëshmitarëve Nuhi Binishi, Hajriz Hoxha, Enver Hoxha, Skender Hoti, Ymer dhe Ejup Hoxha.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), më 28 tetor 2016, ka ngritur aktakuzë ndaj Fatmir Limajt, lidhur me vrasjen e dy civilëve shqiptarë gjatë luftës në Kosovë 1998-1999.

Sipas PSRK-së, Limaj dyshohet se në cilësinë e komandantit ushtarak të Brigadës 121, të Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës (UÇK), nuk ka ndërmarrë masa të arsyeshme dhe të nevojshme brenda kompetencave të tij, për të parandaluar apo ndaluar vrasjen e Ramiz Hoxhës nga fshati Bellanicë dhe Selman Binishit, nga fshati Banjë, Komuna e Malishevës, të cilët me arsyetimin se janë bashkëpunëtorë të okupatorit serb, janë marrë peng nga disa persona me maska, më 2 tetor 1998, dhe më pas janë ekzekutuar.

Me çka, sipas PSRK-së, i akuzuari ka shkelur nenin 3 të  Konventave të Gjenevës dhe Kodin Penal, i cili e inkriminon si vepër penale edhe “përgjegjësinë e komandës”.

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Paralajmërohet vizitë e Lajçakut në Washington, ndihmës-sekretari O’Brien: Do ta presim me Escobarin, për tu koordinuar për Ballkanin Perëndimor

Paralajmërohet vizitë e Lajçakut në Washington, ndihmës-sekretari O’Brien: Do ta presim me Escobarin, për tu koordinuar për Ballkanin Perëndimor

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kalo në kategori