LAJMI I FUNDIT:

Axha e vrau nipin për një copë oborri në Shkodër (Video)

Axha e vrau nipin për një copë oborri në Shkodër (Video)

Një 33-vjeçar është goditur për vdekje me thikë nga xhaxhai i tij, për shkak të një konflikti pronësie. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së shtunës në qendër të qytetit të Shkodrës, në lagjen “Vojo Kushi”, shumë pranë teatrit “Migjeni”.

Bujar Kuçi, 62 vjeç, ka goditur disa herë me thikë nipin e tij Mirsad Kuçi. 33-vjeçari është transportuar për në spital, por për shkak të plagëve të marra ka ndërruar jetë gjatë rrugës.


Tragjedi në Shkodër: Xhaxhi i dehur vret nipin
Lexo po ashtu Tragjedi në Shkodër: Xhaxhi i dehur vret nipin

Ndërkohë, xhaxhai i tij është arrestuar nga policia, e cila është ende duke hetuar për shkaqet që kanë çuar në këtë ngjarje të rëndë.

Burime policore bëjnë me dije se shkak i konfliktit ka qenë pronësia e oborrit, pasi viktima dhe xhaxhai i tij ndanin të njëjtën çati, ndërsa kishin hyrje të ndryshme.

Kanë qenë familjarët e viktimës ata që kanë lajmëruar policinë për ngjarjen, ndërsa 62-vjeçari nuk ka tentuar të largohej, por ka qëndruar në shtëpi duke pritur forcat e policisë.

Mësohet se Mirsad Kuçi ishte baba i dy fëmijëve të mitur dhe jetonte së bashku me babanë e tij. Ndërkaq, i arrestuari pritet të merret në pyetje për të shpjeguar me hollësi motivet e krimit dhe rrethanat që e çuan të godiste me thikë nipin. /Top Channel/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori