LAJMI I FUNDIT:

Avokatja tregon pse erdhi në Kosovë vajza lituaneze, që vdiq në rrethana të dyshimta (Video)

Avokatja tregon pse erdhi në Kosovë vajza lituaneze, që vdiq në rrethana të dyshimta (Video)

Pas vdekjes në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, në rrethana të dyshimta, të 24 vjeçares me nënshtetësi të Lituanisë, Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për rastin.

“E njëjta ka hyrë dy herë ilegalisht në Republikën e Kosovës, në njërin rast përmes Aeroportit Ndërkombëtar ‘Adem Jashari’. Bazuar në marrëveshjen për riatdhesim, kjo shtetase e huaj është deportuar për në shtetin e Austrisë, prej nga edhe kishte ardhur në republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Avokatja Xhevahire Kloppner, e cila është autorizuar për rastin në fjalë nga e ëma e së ndjerës, për RTV Dukagjinin, jep versionin e saj për rrjedhën e ngjarjes.


“Kur e ka parë babai se vajza e kishte seriozisht ardhjen e saj në Kosovë për të jetuar, është distancuar dhe nuk e ka pranuar në shtëpi. Vajza prapë se prapë ka dashtë me jetue në Kosovë, sepse e ndjente veten shqiptare”, tregon avokatja Kloppner, përcjell Telegrafi.

Avokatja tregon më tej se Elita kishte kërkuar edhe azil, por nuk i është pranuar.

“Ajo ka refuzuar të kthehet por ka kërkuar azil, por edhe azili i është refuzuar nga Drejtoria për Azil dhe Migrim”, shprehet më tej avokatja Xhevahire Kloppner.

24 vjeçarja Elita Barisaite, vdiq në QKUK nga plagët e marra, pa pasur afër asnjë nga familjarët e saj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Lajme
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Lajme
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Lajme
Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Lajme
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori