LAJMI I FUNDIT:

Avokati serb që vizitoi varrezat e Jasharëve: Është në interes të Serbisë që të njohë Pavarësinë e Kosovës

Avokati serb që vizitoi varrezat e Jasharëve: Është në interes të Serbisë që të njohë Pavarësinë e Kosovës

Avokati serb, Çedomir Stojkoviq,  ka thënë se personalisht e njeh pavarësinë e Kosovës, dhe se sipas tij një gjë të tillë duhet ta bëjë edhe shteti i tij Serbia.

Duke folur për vizitën në Prekaz, ai ka thënë se ka me mijëra fjalë për të thënë në varrin e një fëmije.

Ai në RTV Dukagjini ka thënë se duhet të shikojmë për të ardhmen.


“Kur Sanduloviq pranoi Pavarësinë e Kosovës unë isha i pari që përshëndeta këtë vendim. Është në interes të Serbisë që të njoh Pavarësinë e Kosovës. Serbia duhet t’i ndihmoj fqinjit të vet Kosovës për t’u bërë anëtare e OKB-së pasi është në interes që fqinji të bëhet i mirë”, ka deklaruar ai.

Avokati serb Stojkoviq: Sanduloviq më ka thënë se e kanë rrahur serbë të Kosovës, indikacionet shkojnë te Radoiçiq
Lexo po ashtu Avokati serb Stojkoviq: Sanduloviq më ka thënë se e kanë rrahur serbë të Kosovës, indikacionet shkojnë te Radoiçiq

Avokati serb, Çedomir Stojkoviq, vendosi lule mbi varrin e Blerina Jasharit në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Ai tha se askush “nuk do të na pengojë të ecim në rrugën e pajtimit, paqes, solidaritetit dhe drejtësisë”.

Blerina ishte 7-vjeçare kur u vra nga forcat serbe në vitin 1998.

Bashkë me Blerinën, nga forcat serbe u vranë edhe më shumë se 50 anëtarë të tjerë të familjes Jashari, në mesin e tyre edhe komandanti legjendar i UÇK-së, Adem Jashari

Stojkoviq, shtetas i Serbisë, është avokat i politikanit opozitar në Serbi, Nikolla Sandulloviq, i cili u arrestua më 3 janar 2024, pak kohë pasi publikoi fotografi nga kompleksi memorial në Prekaz.

Ai u arrestua nën dyshimet “se ka kryer vepër penale të nxitjes së urrejtjes dhe mosdurimit kombëtar, racor dhe fetar”. Ndërkohë ai u lirua, por iu konfiskua pasaporta./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Lajme
​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Lajme
Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Lajme
Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori