LAJMI I FUNDIT:

Avokati Rrecaj: Azem Syla dhe dy të tjerë udhëheqës të grupit

Avokati Rrecaj: Azem Syla dhe dy të  tjerë udhëheqës të grupit

Për arrestimet e sotme të një grupi, që pretendohet të jetë i krimit të organizuar në lidhje me prona, ku përfshihet edhe deputeti Azem Syla dhe ish-kryetarit të Gjykatës Themelore të Prishtinës Nuhi Uka, ka folur avokati i këtij të fundit, Tahir Rrecaj.

Rrecaj, në “Interaktiv” të KTV-së, ka thënë se ka përgjime, deklarata dhe dokumente të marra në Gjykatën Themelore të Prishtinës.


“Klienti im (Nuhi Uka) nuk është pjesë e përgjimeve. Dikush nga 50 persna është përgjuar dhe nuk e dimë përmbajtjen e përgjimeve dhe SMS-ve. Nuk mund të them se Azem Syla është pjesë e përgjimeve”, ka thënë Rrecaj.

Ai gjithashtu ka thënë se nuk është vetëm Azem Syla udhëheqës i grupit sipas dokumenteve të Prokurorisë.

“Jo vetëm Azem Syla, por edhe dy të tjerë i cilëson si organizator, mbikëqyrës… Asnjëri nga këta të dy nuk është serb”, tha Rrecaj.

Rrecaj, avokati i Nuhi Ukës, ka deklaruar se bastisjet dhe arrestimet e sotme mund të jenë bërë për t’i rënë në sy Bashkimit Evropian për punën e vizave.

Herët në mëngjes EULEX-i dhe Policia e Kosovës kanë nisur bastisje për një nga aksionet më të mëdha për krim të organizuar. Janë të përfshirë 40 persona e janë bastisur 42 lokacione në tërë Kosovën.

Rrecaj ka thënë se një nga kriteret që BE i kishte kërkuar Kosovës për liberalizim të vizave ishte edhe luftimi i korrupsionit.

Sipas tij, arrestimet e sotme mund të jenë bërë vetëm për spektakël mediatik sa për të thënë që Kosova po punon në luftën kundër korrupsionit.

“Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, për çështjen e vizave është në Bruksel. Mund të jetë koincidencë dhe mund të asociojë në atë se nëse ka qenë një nga kriteret për liberalizim luftimi i korrupsionit ka mund të ndodhë edhe kjo si një alibi për autoritetet kosovare se ‘ja ne jemi duke luftuar krimin, janë arrestuar kaq persona, kemi bastisë kaq’”, ka thënë Rrecaj.

Tahir Rrecaj, avokat i Nuhi Ukës, që sot është arrestuar në operacionin për krim të organizuar, ka folur në “Interaktiv” të KTV-së rreth zhvillimeve në lidhje me klientin e tij, duke thënë se çdo parregullsi në gjykatë ndërlidhet me Ukën, gjë që nuk është në rregull.

Nuhi Uka, ish-kryetar i Gjykatës Themelore të Prishtinës, sipas Rrecajt, nga prokuroria pretendohet se ka qenë pjesë e një grupi të krimit të organizuar, që udhëhiqet nga Azem Syla.

“Kam qenë i pranishëm gjatë tërë kohës kur është bërë kontrolli dhe bastisjes. Nuhi Uka sipas prokurorisë ka kryer vepra penale të lidhura me krim të organizuar. Prokurori pretendon që Nuhi Uka ka nxjerrë vendim për një trashëgimi për një pronë të disa serbëve”, ka thënë Rrecaj, teksa ka shtuar se nuk kanë pasur qasje në shkresë të lëndës.

Rrecaj thotë se në gjithë grupin, Uka ka njohje vetëm me Sabedin Haxhiun, ish-drejtor i Kadastrave në Prishtinë dhe Gazmend Gashin, dhëndër i Ukës.

Ai ka thënë se hetimi ka filluar më 30 prill 2014. Sot, Nuhi Uka është në ndalim, derisa gjykata merr vendim.

Në trend Lajme

Më shumë
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Lajme
Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Elfije Boletini
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Kalo në kategori