LAJMI I FUNDIT:

Avokati i Popullit nis hetimet pas raportimeve se të miturit u shoqëruan në komisariate gjatë protestave në Shqipëri

Avokati i Popullit nis hetimet pas raportimeve se të miturit u shoqëruan në komisariate gjatë protestave në Shqipëri

Avokati i Popullit në Shqipëri ka reaguar pas raportimeve se në komisariate gjatë dhe pas protestës janë shoqëruar edhe të miturit.

“Avokati i Popullit shpreh shqetësimin institucional, se në mënyrë të përsëritur, vërehet mungesa e zbatimit të rregullave, procedurave dhe standardeve të parashikuara në Kodin e Drejtësisë Penale për të Mitur, për shoqërimin/ndalimin e të miturve nga forcat e rendit“, thuhet në reagimin e Avokatit të Popullit.

Reagimi i plotë:


Institucioni i Avokatit të Popullit është vënë në dijeni, nga mediat online, por edhe shoqëria civile dhe organizata të saj, lidhur me shoqërimin e disa të miturve nga forcat e Policisë së Shtetit, pjesëmarrës ose në mënyrë rastësore të pranishëm, në protestën e zhvilluar dje në kryeqytet.

Në mbështetje të nenit 13, të ligjit nr.8454, datë 4.2.1999 “Për Avokatin e Popullit”, të ndryshuar, Avokati i Popullit filloi procedurën e hetimit administrativ të shqyrtimit të çështjes me nismën e vet, për rastin në fjalë.

Avokati i Popullit shpreh shqetësimin institucional, se në mënyrë të përsëritur, vërehet mungesa e zbatimit të rregullave, procedurave dhe standardeve të parashikuara në Kodin e Drejtësisë Penale për të Mitur, për shoqërimin/ndalimin e të miturve nga forcat e rendit.

Sjellim në vëmendje të autoriteteve, se: fëmijët duhet të trajtohen në atë mënyrë, që promovon ndjenjën e tyre të dinjitetit njerëzor dhe vlerave, që lehtëson riintegrimin e tyre në shoqëri (të miturit në konflikt me ligjin), që pasqyron interesin më të lartë të fëmijës dhe, merr parasysh nevojat e moshës, pavarësisht rrethanave.

Të gjithë jemi të vetëdijshëm, që lufta kundër ushtrimit të dhunës është përgjegjësi e shtetit.

Zbatimi i saj në praktikë, ndër vite ka qenë puna dhe angazhimi maksimal i të gjithë aktorëve publikë dhe jo publikë, por jo vetëm, edhe organizatave ndërkombëtare, institucioneve të pavarura, institucioneve të Bashkimit Evropian, për përmirësimin e kuadrit ligjor në vazhdimësi, organizimin e trajnimeve të ndryshme, për ngritjen e kapaciteteve të punonjësve, që janë në shërbim të drejtpërdrejtë me fëmijët, organizimit të fushatave ndërgjegjësuese, ngritjes së institucioneve të reja për mbrojtjen dhe garantimin e të drejtave të fëmijëve.

Avokati i Popullit dhe KMPDF në vijimësi kanë rekomanduar marrjen e masave nga ministritë e linjës dhe institucionet shtetërore, për informimin e të gjitha strukturave përgjegjëse për ushtrimin e detyrimeve dhe përgjegjësive në zbatim e legjislacionit të mbrojtjes së fëmijës dhe Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur. /OraNews/

Në trend Lajme

Më shumë
Renditja e kandidatëve të partive politike - emra të njohur mbesin jashtë Kuvendit, e të rinjtë befasojnë

Renditja e kandidatëve të partive politike - emra të njohur mbesin jashtë Kuvendit, e të rinjtë befasojnë

Lajme
Numërohen 100% të votave për partitë politike – ky është rezultati preliminar nga KQZ

Numërohen 100% të votave për partitë politike – ky është rezultati preliminar nga KQZ

Lajme
Nga Kuri te Vitia - votat e 10 kandidatëve më të votuar të LVV-së sipas KQZ-së

Nga Kuri te Vitia - votat e 10 kandidatëve më të votuar të LVV-së sipas KQZ-së

Lajme
Këto janë votat e kandidatëve për deputetë nga PDK-ja

Këto janë votat e kandidatëve për deputetë nga PDK-ja

Lajme
Ngritet aktakuzë për Bedri Shabanin dhe Muharrem Qerimin, të dyshuar për spiunazh

Ngritet aktakuzë për Bedri Shabanin dhe Muharrem Qerimin, të dyshuar për spiunazh

Lajme
U pyet se a do t’i përgjigjet urdhrit të Gjykatës, Kurti nuk deklarohet

U pyet se a do t’i përgjigjet urdhrit të Gjykatës, Kurti nuk deklarohet

Lajme
Kalo në kategori