LAJMI I FUNDIT:

Avokati i Pal Lekajt e quan skandaloz vendimin e Gjykatës: Kishte prova shfajësuese, do ta apelojmë

Avokati i Pal Lekajt e quan skandaloz vendimin e Gjykatës: Kishte prova shfajësuese, do ta apelojmë

Musa Damati, avokat i ish-ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj, e ka quajtur skandaloz vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila të mërkurën e dënoi klientin e tij me 3 vjet e tetë muaj burgim në rastin e njohur si “53 milionëshi”.

Në një prononcim për media, Damati ka thënë se vendimin do të apelojnë në Gjykatën e Shkallës së Dytë.


“Për arsye se provat gjatë këtij shqyrtimi gjyqësor kanë qenë të panumërta në drejtim të sqarimit të kronologjisë dhe implikimeve buxhetore që ka pasur ky projekt kapital për vendin”, ka deklaruar ai.

Pal Lekaj dënohet me 3 vjet e tetë muaj burgim për rastin e 53-milionëshit
Lexo po ashtu Pal Lekaj dënohet me 3 vjet e tetë muaj burgim për rastin e 53-milionëshit

Avokati tutje është shprehur se projekti është filluar shumë kohë para se Lekaj ta pranojë detyrën e ministrit.

“Është projekt i cili që nga fillimi është krijuar me vonesa dhe implikime buxhetore”, ka thënë Damati, duke shtuar se provat kanë qenë aq shumë shfajësuese sa “ne si mbrojtje nuk mund ta konsiderojmë ndryshe vendimin e Shkallës së Parë veçse skandaloz dhe bindja jonë është se do të pasojë ndryshime në favorin e klientit tonë”.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues Pal Lekajt, Eset Berishës, Nebih Shatrit dhe Besim Tahirit, të akuzuar në rastin e njohur si “53 milionëshi”, duke i dënuar me 10 vjet e 3 muaj burgim.

Sipas aktgjykimit, ish- ministri Pal Lekaj është dënuar me 3 vite e tetë muaj burgim, këshilltari i tij politik, Eset Berisha është dënuar me mbi 3 vite, sekretari i përgjithshëm, Nebih Shatri dhe drejtori i prokurimit publik, Besim Tahiri janë dënuar me nga një vit e tetë muaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori