Avokati serb nga Beogradi, Radoje Stefanoviq, thotë se Kosova dhe NATO janë temat që posaçërisht e preokupojnë opinionin në Serbi këto ditë.
Ai në një tekst autorial në gazetën “Danas”, thotë se në qendër të vëmendjes janë ngjarjet e viteve 1998 dhe 1999. “Ndoshta do të kuptonim më mirë se çfarë ndodhi dhe po ndodh me ne, nëse kthehemi pas dhe kërkojmë përgjigjet e duhura për temat e përmendura”.
“Çfarë (nuk) dimë për Kosovën dhe marrëdhëniet serbo-shqiptare?”, pyet avokati serb.
Më tej vazhdon duke thënë “Pse po mbulohet libri i Dimitrije Tucoviqit ‘Serbia dhe Shqipëria’ në të cilin është pasqyruar trajtimi i autoriteteve ushtarake dhe civile serbe ndaj shqiptarëve pas luftërave ballkanike të viteve 1912 dhe 1913?”
“Pse nuk janë të disponueshme për publikun informacionet për pozitën e shqiptarëve në Mbretërinë e Jugosllavisë dhe për kolonizimin e atëhershëm të Kosovës me vendosjen e serbëve dhe malazezëve?”
“Pse në Jugosllavi pas Luftës së Dytë Botërore Kosova kishte statusin e një krahine autonome në kuadër të Republikës së Serbisë me pushtet legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor, dhe sipas Kushtetutës së vitit 1974 ishte në të njëjtën kohë element konstituiv në federatën jugosllave të njohur ndërkombëtarisht?”, pyet ai.
“Pse dhe si, në bazë të Kushtetutës së Republikës së Serbisë të vitit 1990, Kosova u reduktua në njësi të vetëqeverisjes lokale pa kompetenca legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore?”
“Pse dhe si, që nga viti 1989 shumica e shqiptarëve në Kosovë pushuan së punuari në organet shtetërore dhe ndërmarrjet publike, pse fëmijët e tyre, së bashku me mësuesit shqiptarë, u ndanë nga nxënësit dhe mësuesit serbë dhe u caktuan në klasa të veçanta pasdite dhe të mbrëmjes, kurse shqiptarët u detyruan që mbrojtjen shëndetësore ta realizojnë nga mjekët privatë shqiptarë?”, pyet Stefanoviq në tekstin e tij, transmeton Telegrafi.
Ai gjithashtu pyet se “Pse është rezistenca paqësore shqiptare ndaj represionit dhe aparteidit të autoriteteve serbe nga periudha 1989-1995 u shndërrua në vetëmbrojtje të armatosur nga e cila më pas u formua UÇK-ja?”
“Pse në periudhën nga viti 1995 deri në vitin 1997 SHBA-të dhe vendet e Evropës Perëndimore e konsideruan UÇK-në organizatë terroriste, ndërsa në vitin 1998 e ndërruan qëndrimin dhe e njohën UÇK-në si formacion çlirimtar i popullatës shumicë në Kosovë?”
Stafanoviq pyet se “Pse autoritetet e RFJ-së refuzuan propozimet qëllim të qetësimit të tensioneve dhe konfliktet në Kosovë, ushtrisë dhe policisë jugosllave t’i bashkohen forcat ndërkombëtare, gjë që çoi në dështimin e negociatave në Rambuje, dhe më pas në bombardimin e Serbisë dhe Malit të Zi dhe Marrëveshja e Kumanovës?”
“Pse shumicës prej më shumë se 800 mijë shqiptarëve, para se të deportoheshin në Shqipëri dhe Maqedoni, iu morën dokumentet personale me të dhëna për vendbanimin e tyre në Kosovë dhe u shkatërruan?”
Avokati serb shtron pyetje edhe për mediat serbe.
“Pse në mediat serbe përshkruhen krimet e kryera kundër serbëve në Kosovë, ndërsa krimet e shumta të bëra ndaj shqiptarëve mbulohen dhe injorohet fakti që shumica e kriminelëve ndaj shqiptarëve jetojnë të pandëshkuar në Serbi?”
“Pse publikut në Serbi i mohohen informacionet për mbrojtjen nga represioni dhe krimet që qytetarët individualë të kombësisë serbe në Kosovë u kanë ofruar shqiptarëve dhe mbrojtjen e serbëve nga shqiptarët individualë?”
Në tekstin e tij ai përmend edhe vrasjen e vëllezërve Bytyqi, shtetas të SHBA-së, në Serbi pas përfundimit të luftës në Kosovë.
Pse autoritetet kompetente gjatë 23 viteve të kaluara nuk e vërtetuan se kush ishte përgjegjës për vrasjen brutale të vëllezërve Bytyqi që mbaheshin të burgosur nga Serbia?”
“Pse kufomat e qindra shqiptarëve – fëmijë, gra dhe pleq – u transportuan fshehurazi nga Kosova dhe u varrosën në varreza masive në Serbi, dhe pse nuk u përcaktua deri tani përgjegjësia e atyre që urdhëruan dhe kryen ato operacione speciale?”
Stefanoviq në tekstin e tij shkruan edhe për periudhën e pasluftës.
“Pse, në vend që të inkurajojnë bashkëjetesën me shqiptarët dhe integrimin në bashkësinë shumëkombëshe të Kosovës, serbët e Kosovës fokusohen në izolimin, mosbesimin dhe konfliktet me popullatën shumicë të Kosovës?”
“Pse avokatët e kthimit të Kosovës në Republikën e Serbisë nuk paraqesin pikëpamje të rëndësishme se si do të organizohej një shtet i tillë, si do të funksiononte dhe në çfarë mënyre autoritetet serbe do ta kapërcenin rezistencën e popullatës shumicë shqiptare, e cila pas shumë dekadave të pozitës nënshtruese, veçanërisht pas aparteidit të periudhës 1989-1997 dhe krimeve masive nga periudha 1998-1999, refuzon të pranojë ri-nënshtrimin nga Serbia, të cilën ata nuk e konsiderojnë shtet të tyre?”, pyet ai.
Avokati serb ka disa pyetje edhe për autoritetet serbe edhe lidhur me NATO-n.
“Çfarë (nuk) dimë për NATO-n?”, pyet ai.
“Pse, pas Rezolutës së Informbyrosë nga viti 1948, Jugosllavia lidhi një pakt trepalësh me Greqinë dhe Turqinë, në bazë të të cilit u bashkua në sistemin e mbrojtjes të aleancës së NATO-s?”
“Pse në fund të shekullit të 20-të si objektiv i sulmeve ajrore të NATO-s u zgjodh Republika Srpska, pastaj Serbia dhe Mali i Zi, dhe jo shtetet e tjera të formuara në territorin e ish-Jugosllavisë, as ndonjë shtet tjetër evropian?”
“Pse vendimi i NATO-s për bombardimet u mor në fund të vitit 1998 dhe u zbatua në vitin 1999 dhe jo gjatë 50 viteve të mëparshme të ekzistencës së Jugosllavisë?”
“Pse 19 vende anëtare të NATO-s ranë dakord për sulme ajrore ndaj Serbisë dhe Malit të Zi në mars 1999?”
“Pse u ndërprenë bombardimet e Serbisë dhe Malit të Zi në qershor të vitit 1999 dhe jo më herët apo më vonë?”
“Pse, me pranimin e Marrëveshjes së Kumanovës për tërheqjen e ushtrisë dhe policisë jugosllave nga Kosova në qershor 1999, autoritetet e RF të Jugosllavisë vepruan në kundërshtim me rezultatet e referendumit të shkurtit 1999, në të cilin, sipas raportit zyrtar, qytetarët janë deklaruar me shumicë gati 100 për qind kundër hyrjes së formacioneve të huaja ushtarake në Kosovë?”
Avokati Stefanoviq pyet se “Pse Serbia, ndryshe nga disponimi i paraqitur i qytetarëve të saj, arrin bashkëpunim të ngushtë dhe gjithëpërfshirës me NATO-n gjatë viteve të fundit?”
“Pse kur shprehet mospajtimi për anëtarësimin e Serbisë në NATO, heshtet se kushti i parë dhe themelor për anëtarësim në atë aleancë është kërkesa e vendit që dëshiron të anëtarësohet dhe jo ftesa në NATO?”, shkruan avokati serb. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë