Ngritja e aktakuzës nga Prokuroria Themelore në Pejë, ndaj zyrtarit të Komunës së Deçanit, Asim Cenaj, për veprën penale “nxitje të urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar”, ka shkaktuar reagime tek opinioni.
Më 1 dhjetor të vitit të kaluar, në hapësirat e Komunës së Deçanit ishte mbajtur një takim, ku ka pasur edhe përfaqësues të komunitetit serb. Në këtë takim publik, Cnena – si përfaqësues i familjeve të cilat kanë familjarë të zhdukur nga lufta e fundit të Kosovë – ka ngritur shqetësimin për fatin e babait të tij.
Dy orë pas largimit nga Komuna e Deçanit të komunitet serb, në kuadër të projektit “Vizito, shko dhe shiko”, Cenaj ftohet në polici në Deçan dhe i shqiptohet masa e dënimit prej 48 orësh, sipas nenit 147 të Kodit të Procedurës Penale, që ka të bëjë me nxitjen e urrejtjes ndëretnike.
Lidhur me ngritjen e aktakuzës, në një prononcim për Telegrafin Cenaj ka thënë se nuk e ka ditur se kërkimi i eshtrave të babit të tij paraqet vepër penale. Ai ka theksuar se dikujt nga të pranishmit që kanë qenë prezent më 1 dhjetor të vitit të kaluar, u ka penguar kërkesa e tij.
“Nuk e kam ditë që me i kërkua eshtrat e prindit dhe të 86 të pagjeturve tjerë, është vepër penale”, ka thënë Cenaj, duke theksuar se të një mendimi me të janë edhe qindra qytetarë të tjerë të Kosovës të cilët kanë humbur të dashurit e tyre gjatë luftës.
Ai tutje ka theksuar se ajo çka dëshiron ai është thjeshtë të dijë për fatin e babit të tij dhe që një ditë të ketë një varr për të ku të vendos një kurorë lule.
“Unë kam kërkuar dhe kërkoj fatin e babit tim, duke dashur që eshtrat e tij të pushojnë në Kosovën e lirë! Unë dua ta di se ku mund të jetë babai im dhe ku një ditë do të mund të hedh një grusht dhe! Kujtimin për babain e kam thuajse të zbehur! Paska qenë fati i im, i njëjtë si i babait tim meqë as ai nuk e mend të atin e tij!”, tha Cenaj.
Zyrtari i Komunës së Deçanit, Asim Cenaj, ka treguar po ashtu se tashmë ka angazhuar avokatin Kujtim Kerveshi i cili do të merret me rastin e tij . Cenaj po ashtu ka treguar se deri më tash nuk është njoftuar zyrtarisht për ngritje të aktakuzës, e as që ka marrë ndonjë thirrje për seancë gjyqësore.
Në një prononcim për Telegrafin, avokati i njohur, Kujtim Kërveshi, konfirmon se është pajtuar me Cenajn për t’u angazhuar në mbrojtjen e tij.
“Jam i bindur se në rastin në fjalë, Prokuroria nuk e kupton kufirin në mes të lirisë së shprehjes dhe veprës penale me të cilën e ngarkon z. Cenaj. Andaj, argumentet do t’i kursej për procedurë gjyqësore, meqë akoma nuk jemi pajisur me aktakuzën dhe provat. E kam vlerësuar si situatë tejet të pakuptimtë dhe sa kam parë është se edhe reagimi qytetar dhe i anëtarëve të shoqërisë civile ka qenë mjaftë i zëshëm”, ka thënë Kërveshi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Misteri i palestinezit që vrau vajzën në Tiranë, kishte edhe pasaportë të Kosovës

Rinumërimi në Vushtrri, Xhafer Tahirit i hiqen 88 vota - pëson edhe vetë Rrezarta Krasniqi që ishte ankuar

Durrësi e nis më herët sezonin turistik

Qeveria ndan mjete financiare për përmbushjen e obligimit të arbitrazhit, që lidhet me Hotelin Grand

Rrëfimet e grave që ishin pjesë e UÇK-së

Armatimet, çekët me sytë nga Uzina e Mjekësit - duan partneritet me Shqipërinë në mbrojtje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja