Inicimin e PDK-së në Mitrovicë kundër kryetarit të Komunës, Agim Bahtiri, për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, Gjykata e Apelit e hodhi poshtë, duke pushuar procedurat penale ndaj tij dhe dy zyrtarëve tjerë.
“Aktakuza e cila i ngarkon ata për veprat penale keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, (A.B. dhe H.F. ) dhe marrëveshje për kufizimin e konkurrencës përmes ftesave për tender, (G.K.), e ngritur nga ana e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, është hudhur. Procedura penale ndaj tyre është pushuar”, thuhet në njoftimin e Apelit.
Por Mahmut Halimi, avokat i kryetarit Bahtiri, ka thënë se denoncimi i PDK-së në Mitrovicë ka pasur për qëllim eliminimin politik të tij dhe marrjen më të lehtë të pushtetit.
“Motivi veç po dihet. Qëllimi për dëmtim dhe eliminim të Agim Bahtirit dhe për të luftuar për pushtet në komunë”, ka thënë avokati Halimi për Insajderin.
Megjithatë, ai ka thënë se gjatë gjithë procesit gjyqësor është komprometuar drejtësia.
“Aty është komprometuar drejtësia deri në pikën e fundit, për shkak se që nga fillimi i procedurës nuk ka pasur asnjë indicie që tregon për keqpërdorim të asnjë centi në ushtrimin e detyrës, gjegjësisht në ata tenderë të cilët kanë qenë aktual para Prokurorisë Speciale”, ka shtuar ai.
“Kjo dihet që është iniciuar nga ana e subjektit tjetër partiak, PDK-së, që e ka çuar një denoncim, dhe prokuroria, ose ka rënë nën ndikim, ose ka rënë pre e mungesës së profesionalizmit për ta bërë dallimin e një ofertë me një ofertë tjetër”, ka shruar ai.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës kishte ngritur aktakuzë kundër kryetarit të komunës së Mitrovicës Agim Bahtirit, zyrtarit të prokurimit Haxhimet Ferati dhe biznesmenit Gazmend Kelmendi për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “marrëveshje për kufizimin e konkurrencës”.
Kontrata për të cilën akuzoheshin Bahtiri dhe dy të tjerët parashihte furnizimin, montimin dhe mirëmbajtën e ndriçimit efiçent në të gjitha rrugët e qytetit të Mitrovicës. /Insajderi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City