Mbrojtja e dy të akuzuarave nga Gjykata Speciale, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj kanë deklaruar sot në Gjykatën Speciale se nuk janë të gatshëm të publikojnë dosjen e tyre paraprake më 14 qershor, ashtu siç është kërkuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar. Ata kanë thënë se ZPS-ja vazhdimësi po sjell dosje të reja, e të cilat duhet kohë për analizim. Derisa thanë se në skenarin më të mirë dosjet paraprake mund t’i dorëzojnë deri më 12 korrik.
Avokati i Gucatit, Jonathan Rees në konferencën e pestë rreth ecurisë së çështjes, ka thënë se pozicioni i ZPS-së po bëhet gjithmonë e më i pavërtetë, pasi po thuhen gënjeshtra.
“Pozicioni i ZPS-së po bëhet gjithmonë e më i pavërtetë, këtu po na thuhen gënjeshtra…Ne duhet të merremi edhe me ato 17 dosje që na u dorëzuan para konferencës së katërt, plus atyre kemi edhe 18 mijë e 49 faqe shtesë që na u dhanë në prag të kësaj konference. Me sa duket presim edhe materiale tjetra, pa na thënë çfarë materiali do të vijë dhe çfarë volumi do të ketë. Ka ardhur koha që prokuroria ta kuptojë se duhet të shprehët sinqerisht dhe ndershmërisht para gjykatës….Kërkojmë nga gjykata që të ndryshoj këtë afat për dorëzimin vullnetar të dosjes paraprake të mbrojtjes të mos jetë më 14 qershor. Ne kemi përcaktuar se për të ndihmuar sa më shumë procesin, ne do të përpiqemi të bëjmë një listë të dokumenteve siç është tani, kundër të cilave do të shprehim kundërshtimet tona për mos pranueshmëri të tyre. Këto 13 dokumente që ishin në fillim…Në skenarin më të mirë ne do të mund ta dorëzojmë dosjen tonë paraprake më 12 korrik”, tha ai.
Ndërsa, Toby Cadman, avokat i nënkryetarit të OVL-së së UÇK-së, Nasim Haradinaj tha se duhet ta kenë kohën e nevojshme sepse si mbrojtje kanë të drejtë të dinë për hetimet e ZPS-së në lidhje me lëndën.
“Ne kemi të drejtë për ta ditur se çfarë hetime janë bërë dhe kemi të drejtë të bëjmë hetimet tona në lidhje me lëndën. Jemi të informuar se një numër i konsiderueshëm i stafit të ZPS-së, kontratat e të cilave nuk janë zgjatur menjëherë pas rrjedhës mund të jenë të lidhur me këtë çështje…mungesa e hetimit efektiv nga ZPS-ja, është shumë lidhur për këtë çështje. Ne kemi hetime edhe sa i përket zinxhirit të rojave, duam të dimë mënyrën si e ka trajtuar ZPS-ja këtë çështje”, tha ai.
Por prokurorja Valeria Bolici arsyetoi pozicionin e ZPS-së për pranueshmërinë e provave deri më 14 qershor.
“Së pari mirëpresim angazhimin e mbrojtjes së zotëri Gucati për të dhënë kundërshtimet e tyre për provueshmërinë e provave deri më 14 qershor….Mbrojtja ka theksuar shumë faqe me nxjerrjen e materialeve që janë marrë kohët e fundit nga palët e treta. Së pari më lejoni të kujtojë se kjo nxjerrje nuk ka ardhur e papritur, ndryshe nga ajo që është parashtruar nga mbrojtja. ZPS-ja ka dhënë njoftim paraprak në tre konferenca gjyqësore edhe një kërkesë pezull drejtuar një pale të tretë se materiali përkatës do të nxjerrje sa më shpejtë që të merret. Dua të theksojë se natyra e këtij materiali nuk është një përmbledhje deklaratash, por bëhet fjalë për një bazë të dhënash edhe kemi të bëjmë me informacione që duhet drejtohen bashkërisht. Ndikimi që mbrojtja pretendon se kjo nxjerrje të ketë mbi përgatitjen e tyre nuk mund të matet mbi numrin e faqeve”, tha ajo.
Seanca u mbyllë pa u caktuar data për konferencën e ardhshme për ecurinë e çështjes së Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn./KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Del rezultati përfundimtar në Bogovinë, këto janë rezultatet
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"
Del rezultati përfundimtar në Tearcë, këto janë rezultatet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert