LAJMI I FUNDIT:

Avokati Berisha: Vrasja e Agonis Tetaj ishte vetëm një aksident tragjik

Avokati Berisha: Vrasja e Agonis Tetaj ishte vetëm një aksident tragjik

Avokati i të akuzuarit në rastin e vrasjes së Agonis Tetaj, Besnik Berisha, ka thënë se vrasja e Agonis Tetajt ishte aksidentale dhe se kjo mund të provohet lehtë.

Berisha thotë se e arsyeton mllefin dhe pikëllimin e palës së dëmtuar por jo edhe spekulimet për manipulim me drejtësinë, transmeton Telegrafi.


Në shkrimin e bërë, Berisha ka numëruar disa pika në të cilat ai bazohet se vrasja ka qenë aksidentale.

Për më shumë, shkrimi i plotë i avokatit:

“E arsyetoj mllefin dhe pikëllimin e palës së dëmtuar, por jo edhe spekulimet për manipulim me drejtësinë, sepse janë thjesht të pavërteta dhe të motivuara për përfitime monetare personale ( nuk aludoj në familjen e ngushtë)

1. Ricilësimi i veprës penale nga Vrasje e rëndë në Vrasje nga pakujdesia, i bërë nga Prokurori i çështjes në fjalën përfundimtare në çështjen penale kundër z. Shaban GOGAJ, është veprim dhe vendim i drejtë dhe i ligjshëm, i cili derivon nga një rrugë e gjatë e hetimit dhe gjykimit, me pjesëmarrje aktive të palës së dëmtuar dhe përfaqësuesit të tyre.

2. Kjo rrugë e gjatë dhe e mundimshme, jo vetëm për palën e dëmtuar, përfundimisht nxori në pah se vrasja e tani të ndjerit Agonis TETAJ ishte vetëm një aksident tragjik, e assesi një vrasje e rëndë me dashje, siç padrejtësisht e kundërligjshëm ishte cilësuar nga Prokuroria Themelore në Pejë, përkatësisht prokurorja Sahide GASHI.

3. Prokurori që përfaqësoi organin e akuzës në shqyrtimin gjyqësor, së bashku me palën e dëmtuar dhe përfaqësuesin e tyre, janë munduar në çdo mënyrë e me çdo kusht që të gjejnë prova dhe fakte për të provuar motivin, dashjen dhe qëllimin, si kushte esenciale për cilësimin e veprimeve të z. Shaban GOGAJ si vrasje e rëndë.

Vrasja e Agonis Tetajt nga Deçani, babi i të ndjerit kërkon rigjykim pas lehtësimit të aktakuzës nga prokurori i rastit
Lexo po ashtu Vrasja e Agonis Tetajt nga Deçani, babi i të ndjerit kërkon rigjykim pas lehtësimit të aktakuzës nga prokurori i rastit

4. Përkundër përpjekjeve të tyre dhe mundësive të pakufizuara që kishin në dispozicion Prokuroria, pala e dëmtuar dhe përfaqësuesi i tyre për rreth 2 vite e gjysmë, ata nuk arritën të sigurojnë qoftë edhe një provë të vetme që provon ekzistimin e motivit, dashjes dhe qëllimit të z. Shaban GOGAJ për ta privuar nga jeta tashmë të ndjerin Agonis TETAJ dhe për të rrezikuar jetën e kolegëve të tij.

5. Në mungesë të ekzistimit të motivit, dashjes dhe qëllimit, kushdo prokuror i ndërgjegjshëm dhe i përgjegjshëm do të duhej të ricilësonte veprimet e z. Shaban GOGAJ si vrasje nga pakujdesia, sepse vetëm duke vepruar kështu do të vihej në vend drejtësia.

6. Është fakt notor se roli i Prokurorisë nuk është vetëm për të mbrojtur interesat e palës së dëmtuar, por po ashtu ka detyrim ligjor që të mbrojë edhe të drejtat kushtetuese të palës së akuzuar dhe të kujdeset që me kujdes e përkushtim të njëjtë të vlerësojë provat fajësuese dhe shfajësuese për këdo të akuzuar.

7. Të gjithë ata juristë, e pseudo-juristë që pretendojnë se në rastin konkret kishte prova që provojnë ekzistimin e motivit, dashjes dhe qëllimit të z. Shaban GOGAJ për ta privuar nga jeta tashmë të ndjerin Agonis TETAJ i ftoj që fillimisht të analizojnë të gjitha provat e siguruara gjatë hetimit dhe të administruara gjatë gjykimit, të shiqojnë video-incizimet që nga ora 7 e mëngjesit e deri në momentin kritik të ditës tragjike dhe vetëm atëherë të provojnë të nxjerrin konkludime për cilësimin e drejtë dhe të saktë të veprimeve të z. Shaban GOGAJ.

8. I bindur se ricilësimi i veprimeve të z. Shaban GOGAJ nga Vrasje e rëndë në Vrasje nga pakujdesia ishte veprim dhe vendim i drejtë dhe i ligjshëm, e ftoj për përballje publike këdo ekspert të fushës, si dhe ata që mendojnë se marrin vesh nga drejtësia, e që po kanë dyshime se ricilësimi i veprimeve të z. Shaban GOGAJ është bërë në mënyrë të kundërligjshme dhe pa mbështetje ligjore nga Prokuroria”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori