LAJMI I FUNDIT:

Avokati amerikan gati sa nuk e vrau me armë zjarri ish të dashurën në Texas

Avokati amerikan gati sa nuk e vrau me armë zjarri ish të dashurën në Texas

Avokati 41-vjeçar nga Austin, Teksas, u kap duke u përpjekur të qëllonte ish-të dashurën në një lokal ku ajo punonte.

Gavin Rush ishte arrestuar pasi dyshohet se hyri në Pub Anderson Mill me një armë rreth orës 11:30 të mëngjesit të së shtunës dhe iu afrua ish-it, e cila ishte pas banakut, sipas policisë amerikane.


Ai vuri një çantë të vogël lëkure në tavolinë dhe e pyeti nëse mund të fliste me të, raporton nypost.

Kur ajo tha jo, ai tërhoqi armën dhe ia drejtoi drejt gjoksit të saj, sipas pamjeve dramatike të mbikëqyrjes të incidentit të ndarë nga këshilltarja e qytetit të Austin, Mackenzie Kelly.

Videoja e incidentit tregon dy klientë duke u përpjekur ta ndalnin Rushin, i cili thuhet se ka qëlluar të shtëna të shumta. Për fat të mirë, askush nuk u godit.

Kujtojmë se Rush më parë ishte akuzuar për një krim të shkallës së dytë, sulm të rëndë me armë vdekjeprurëse dhe dhunë në familje.

Një urdhër mbrojtjeje u lëshua, por ai shpejt u lirua pasi pagoi një garanci prej 40 mijë dollarësh.

“Për 40,000 dollarë, mund të dilni jashtë, të shkoni në shtëpi, të shikoni Netflix pasi u përpoqët të vrisni ish-të dashurën tuaj – po talleni me mua?”, tha një nga klientët e kafe-barit.

Udhëheqësit lokalë kanë folur gjithashtu kundër asaj se sa shpejt dhe lehtë Rush u lirua nga paraburgimi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Kalo në kategori