LAJMI I FUNDIT:

Avdimetaj: Çerdhet në Pejë do të hapen më 8 qershor, ndërsa testi i maturës do të mbahet më 4 korrik

Avdimetaj: Çerdhet në Pejë do të hapen më 8 qershor, ndërsa testi i maturës do të mbahet më 4 korrik

Drejtori i Arsimit në Komunën e Pejës, Besim Avdimetaj ka treguar se janë bërë të gjitha përgatitjet për hapjen e çerdheve në këtë komunë, si dhe testi i maturës do të mbahet më 4 korrik.

Ai po ashtu bëri të ditur se çerdhet në këtë komunë do të hapen më 8 qershor.

“Jemi në një pandemi që Kosova dhe gjithë shtetet e botës janë duke u ballafaquar. Jemi të gatshëm që nga data 8 qershor, të gjitha çerdhet të hapen. Janë bërë të gjitha dezinfektimet e nevojshme. Edhe prindërit duhet të kenë kujdes kur t’i dërgojnë fëmijët në shkollë, që të pajisen me dorëza, maska e të gjithë gjërat e nevojshme mbrojtëse”, ka thënë ai.

Ndërsa, sa i përket Testit të Maturës ai tha se Komisioni Shtetëror për Testin e Maturës ka vendosur që ky test të mbahet më 4 korrik.

“IKSHP ka marr vendim që shkollat mund të hapen gradualisht…Komisioni Shtetëror për Testin e Maturës kanë vendos që ky test të mbahet më 4 korrik. Nga 200 pyetje sa kanë qenë, tash do të ketë 100 pyetje. Mësim nuk do të ketë, vetëm konsultime nga shkollat dhe nevojat e tyre. Qendra testuese do të jenë të gatshme për testim”, ka treguar ai.

Siç tha ai shkollat në këtë komunë, i kanë hap dyert për regjistrimin e  fëmijëve për klasën e parë.

“Shkollat për klasën e parë dhe parashkollor i kanë hap dyert dhe po i pranojnë fëmijët për regjistrim”, tha ai. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori