LAJMI I FUNDIT:

Ava Max nuk di të ndalet, sjell bashkëpunimin e ri me këngëtarin e famshëm ndërkombëtar Pablo Alboran

Ava Max nuk di të ndalet, sjell bashkëpunimin e ri me këngëtarin e famshëm ndërkombëtar Pablo Alboran

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Ava Max, ditë më parë mahniti publikun evropian me paraqitjen e saj glamuroze në eventin e madh të ndarjes së çmimeve, MTV Europe Music Awards.

Ajo u shpërblye në këtë mbrëmje me çmimin “Depërtimi i vitit”, si artistja e re e cila ka arritur më së miri të depërtojë gjatë vitit në tregun ndërkombëtar.

Ava Max me çmimin “Depërtimi i vitit” në MTV EMA 2019 (Foto: Kate Green/Getty Images/Guliver)

Projektet e shumta muzikore që ajo po sjell, po bëjnë që emri i saj të lakohet vazhdimisht në mediat e huaja si artistja që nuk po di të ndalet.


Ava Max pati një paraqitje spektakolare në MTV EMA 2019 (Foto: Andreas Rentz/Getty Images/Guliver)

Së fundmi, ajo ka publikuar një bashkëpunim të ri me këngëtarin e famshëm amerikan, Pablo Alboran.

“Tabu” titullohet kënga e tyre e re, e cila është ritmike dhe vjen në dy gjuhë: anglisht dhe spanjisht.

“‘Tabu’ është i disponueshëm gjithkund! Bashkëpunim me Pablo Alboran, faleminderit që më pate mua në këtë incizim muzikor. Jam kaq mirënjohëse që isha në Spanjë duke e provuar këtë me ju”, ka shkruar këngëtarja shqiptare në Instagram.

https://www.instagram.com/p/B4ikoVIF_8d/

Ajo përndryshe ka qëndruar këto ditë në Spanjë, për eventin MTV EMA 2019, që u mbajt në Seville.

Ky projekt i pason këngës “Freaking me out” që Ava Max solli pak ditë më parë me rastin e festës së Halloweenit.

Projektet e saj muzikore “Torn” dhe “So am I”, të publikuar këtë vit janë pritur jashtëzakonisht mirë duke arritur miliona klikime në YouTube, për të mos folur për këngës “Sweet but Psycho” që ajo e solli vitin e kaluar – e që ishte një hit absolut internacional. /Telegrafi/

Shqiptarja Ava Max – Sensacioni i vitit 2019 (Foto: Tim P. Whitby/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Magazina

"Rizarta nuk është e rrezikuar për dy javët e ardhshme", plas debati mes vajzave, pas tërheqjes së Eglit nga sfida

Magazina
Kim Kardashian shkëlqen në bikini gjatë një seti fotografik në Los Angeles

Kim Kardashian shkëlqen në bikini gjatë një seti fotografik në Los Angeles

Magazina
Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Magazina
Olta magjeps me dukjen perfekte gjatë pushimeve në Kubë

Olta magjeps me dukjen perfekte gjatë pushimeve në Kubë

Magazina
“Nuk dua t’i shoh me sy”, Gjesti diskuton me Gertën për ish-banorët: S’rri këtu, dal nga shtëpia

“Nuk dua t’i shoh me sy”, Gjesti diskuton me Gertën për ish-banorët: S’rri këtu, dal nga shtëpia

Magazina
Kalo në kategori