Gjatë këtij viti në Kosovë janë importuar 2419 tonë vaj palme, derisa pranë Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës vetëm shtatë kompani për produkte ushqimore kanë deklaruar që e përdorin vajin e palmës. Kështu kanë thënë përfaqësues të Agjencisë të Ushqimit dhe Veterinës gjatë raportimit në komisionin parlamentar për bujqësi.
Naser Krasniqi, zëvendësdrejtor i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës tha se AUV vazhdon të marrë mostra për cilësinë e prodhimeve, dhe sa i përket vajit të palmës, deri tani të gjitha kanë rezultuar brenda deklaracionit në etiketim.
“Gjatë vitit 2019 vaji i palmës, 3205 ton është importuar në Kosovë, përmes produkteve, ndërsa gjatë vitit 2020, 2419 ton është importuar në Kosovë. Kemi statistika të sakta nga kush dhe si importohet, cilët janë operatorët që e importojnë dhe kemi edhe listat komplet të kufirit, dhe i kemi të sakta të dhënat kush dhe për çka përdoret. Kemi 34 kompani operatorë dhe biznese që janë të licencuar prej Agjencisë së Ushqimit, dhe nga të gjithë këta operatorë të licencuar vetëm shtatë deklarojnë që e përdorin vajin e palmës për produkte ushqimore…Kemi edhe statistikat e sakta se nga kush përdoret, cilat kompani e përdorin dhe sa kanë stoqe dhe sasia e përdorur në kilogramë, këtu kemi afërsisht 73 ton gjatë vitit 2020 që është përdorur të përpunuesit e qumështit”, tha ai.
Përveç sasisë së importimit të vajit të palmës, deputetët kërkuan të dinë si përcaktohet mënyra e importimit të këtij vaji.
“Cilët janë sasitë e importimit të vajit të palmës tek ne, sasitë e përdorimit dhe a janë brenda limiteve të lejuara, a kemi ne një rregullore që e përcaktojmë sasinë e vajit të palmës, a kemi ne ndonjë rregullore që e përcaktojmë mënyrën e importimit të vajit të palmës, a kemi raporte të inspektimit në teren të prezantimit të produkteve me vaj palme si produkte qumështi”, tha deputeti Liburn Aliu.
Por, Flamur Kadriu nga drejtoria e shëndetit publik në AUV, tha se nuk ka limite për përdorimin e vajës së palmës në produkte të ndryshme.
“Nuk ka limite për përdorim të vajit të palmës në produkte të ndryshme, siç është për shembull për kontaminant, për metale të rënda, për aditiv, për shumë substance, janë rregullore të veçanta të cilat përshkruhen limitet maksimale deri në çfarë limiti mund të përdoret, për vaj të palmës nuk ka, as për vajra të tjerë nuk ka ndonjë rregullore të veçantë e cila i definon limitet e përdorimit. Ne kemi djathëra të ndryshëm që janë natyrale, që bëhen nga qumështi, nuk ka limit sa guxon me qenë yndyra në ato djathëra”, tha ai.
Ai shtoi se përveç qumështit, që shumë shtete nuk kanë të drejtë të vendosin në treg këtë produkt me yndyrë më të madhe se 3.5%, një gjë e tillë nuk ekziston për produkte të tjera./KP/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëAgjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë
Gjykata Komerciale e hedh poshtë propozimin për pezullim të procedurës përmbarimore ndaj Telekomit
3, 2, 1 - Volvo gati për ty!
Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com
Kush t’rahaton me punë përveçse Telegrafi Jobs?
Veç thuj ej, EI Taxi është knej
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli
"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj