LAJMI I FUNDIT:

AUV: Nuk ka tepricë të pesticideve në domatet e importuara nga Shqipëria

AUV: Nuk ka tepricë të pesticideve në domatet e importuara nga Shqipëria

Sipas Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari, tepricë e pesticideve nuk është identifikuar në asnjë prej dërgesave të domateve të importuara nga Shqipëria dhe Italia. Këtë e tregojnë analizat e mostrave të mara në të cilat nuk ka qenë e evidentuar devijim në lidhje me kriteret e sigurisë dhe nuk është konfirmuar prani e pesticideve mbi kufijtë e lejuara maksimale, konfirmojnë nga AUV, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nga fillimi i vitit deri më 27 shtator 2018, në Republikën e Maqedonisë u importuan 546 dërgesa domate me sasi të përgjithshme mbi 5 milion e 240 mijë kilogramë. Për pjesën më e madhe, importi i domateve të këtij viti është realizuar nga Shqipëria fqinje, nga Greqia, si dhe nga Italia dhe Turqia.

Në të njëjtën periudhë, nga Republika e Shqipërisë janë importuar 199 dërgesa me 2.3 milion kilogram domate, ndërsa nga Italia 68 ton 34 ton janë importuar.


Sasitë e importuara të domateve nga Shqipëria dhe Italia nuk treguan ndonjë devijim në lidhje me kriteret e sigurisë, domethënë me ekzaminimin laboratorik të mostrave të mara në asnjë nga dërgesat, nuk është konfirmuar prani e pesticideve mbi maksimalen e lejuar”, thuhet në deklaratë.

Para dy ditëve pushteti në Greqi tërhoqi nga tregu 4.6 ton domate në Athinë të importuar nga Shqipëria dhe Italia, për shkak të pranisë së madhe të pesticideve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori