Në Maqedoni nuk ka import të vezëve për konsum nga Holanda për të cilën Komisioni Evropian parashikoi se një pjesë nga sasia e plasuar në disa vende të Evropës janë të ndotura me insekticide, informon Agjencia për Ushqim dhe Veterinari, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Importimi i vetëm i këtij produkti në Maqedoni është nga Serbia ku gjashtë muajt e para nga viti 2017 ishin importuar gjithsej 162.560 kg, ndërsa në vitin 2016 ishin importuar 509.402 vezë për konsum.


''Prodhimi vendor i vezëve si dhe eksporti i vezëve për konsum në RM është nënkontrollë të veterinierëve zyrtarë nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari.

Prej tani nga kontrollet e kryera dhe realizimi i Programit monitorues kombëtar, nuk është regjistruar mossiguri të asnjë produkti vendor, as edhe në sasitë të cilat janë importuar në Maqedonbi'', kumtoi AUV. /Telegrafi/