LAJMI I FUNDIT:

Autoriteti i Konkurrencës gjobit operatorin mobil serb me mbi 1.56 milion euro

Autoriteti i Konkurrencës gjobit operatorin mobil serb me mbi 1.56 milion euro

Autoriteti i Konkurrencës së Republikës së Kosovës duke u bazuar në legjislacionin në fuqi, më saktësisht në bazë të Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës ka marrë vendim që Ndërmarrjes MTS d.o.o Dega në Kosovë t’i shqiptohet masa e sanksionit administrativ-gjoba në shumë prej 1,563,959.26 (një milion e pesëqind e gjashtëdhjetë e tre mijë e nëntëqind e pesëdhjetë
e nëntë euro e njëzetë e gjashtë cent).

Siç njofton AKRK Ndërmarrja MTS d.o.o ka shkelur dispozitat e Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës, duke mos parashtruar kërkesën për njoftimin e detyruar për përqendrim për blerjen e 100% të aksioneve të ndërmarrjeve: VGN NET d.o.o, LIKA d.o.o, PP. PRKDS-IMPULS në emër të I. R. – B.I., dhe Herc International.

“Autoriteti i Konkurrencës si institucion publik, i pavarur në kryerjen e detyrave të veta të përcaktuara në ligj, do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve dhe në mbrojtje të ligjit të konkurrencës”, thuhet në njoftim.