Autoriteti i Aviacionit Civil dje në ANP "Adem Jashari", ka mbajtur ushtrimin gjithëpërfshirës për menaxhimin e emergjencave.

Sipas njoftimit për media ky ushtrim mbahet çdo dy (2) vjet dhe është i bazuar në kërkesat rregullatore të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës në përputhje me standardet me të larta të Agjencisë Europiane për Siguri të Aviacionit (EASA) si dhe Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil (ICAO).


IMG ea4754aaa484712f16772dbaddc26c5b V

"Në këtë ushtrim marrin pjesë njësitë zjarre fikse dhe të kërkim shpëtimit si dhe njësitë tjera me përgjegjësi të aeroportit si dhe të gjitha autoritetet shtetërore përgjegjëse për sigurinë e aviacionit civil të Republikën e Kosovës duke përfshirë këtu edhe FSK-në, Policinë dhe institucionet shëndetësore", thekson njoftimi.

IMG 12d77dc194f7b4fca130470ce7ee379a V

Ndër të tjera në njoftim thuhet se ushtrimi tregon gatishmërinë e agjencive përkatëse brenda dhe jashtë aeroportit për të reaguar dhe ofruar ndihmë të menjëhershme për udhëtarët në rast të ndonjë aksidenti.

IMG 9c2e139d9f92792c291e94f3ef60bb1d V

Ky ushtrim është monitoruar dhe vlerësuar nga inspektoret e Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës./Telegrafi/

IMG e475b30ecb74e57cffd43ba89542cc3c V