LAJMI I FUNDIT:

Automjeti përplaset me barrierën në aksin Milot-Morinë, humb jetën 21-vjeçari

Automjeti përplaset me barrierën në aksin Milot-Morinë, humb jetën 21-vjeçari

Një i ri mbeti i vdekur dhe një tjetër u plagos rëndë, pasi automjeti me të cilin udhëtonin u përplas me barrierat anësore të rrugës. Aksidenti ndodhi rreth orës 5 të mëngjesit të së premtes në Rrugën e Kombit, segmenti Milot-Morinë në afërsi të Tunelit të Kalimashit.

Viktimë e këtij aksidenti mbeti drejtuesi i automjetit tip “Volsvagen” Albert Shullani 21-vjeç banues në Shkodër, ndërsa u plagos dhe pasagjeri shtetasi Kristian Arra.Ky i fundit u dërgua me urgjencë për ndihmë mjekësore në Spitalit e Kukësit, nga ku mësohet se ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jetën.

Siç shihet dhe nga pamjet përplasja ka qenë e fortë, duke sjellë dëmtime të shumta të automjetit e për pasojë drejtuesi gjeti vdekjen e menjëhershme nga plagët e marra në disa pjesë të trupit. Ndërkohë policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti, ku paraprakisht dyshohet se shpejtësia dhe përgjumja e drejtuesit të automjetit është bërë shkak për përplasjen fatale me barrierat anësore të rrugës. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Kalo në kategori