Kompanitë e autobusëve në Mitrovicë po protestojnë këtë të martë para Komunës.

Ata po kërkojnë ndalimin e qarkullimit të kombi-busëve dhe taksive ilegalë, pasi anohen se të njëjtit po e dëmtojnë biznesin e tyre.


Në vendngjarje sipas mediave lokale ndodhet edhe Policia e Kosovës.

Telegrafi ka provuar të kontaktojë me zyrtarë të kësaj komune, por të njëjtit nuk janë përgjigjur në telefonata.

Ndryshe, pronarët e autobusëve patën paralajmëruar se do të protestojnë para Komunës së Mitrovicës për shkak të siç patën thënë, mos krijimit të kushteve për punë. /Telegrafi

289377423 5127644050685008 924792084757658051 n Foto: Qyteti i Mitrovicës, Facebook

290225861 5127644047351675 5323190502142595398 n Foto: Qyteti i Mitrovicës, Facebook