eksperti-banner

Aleppo, qyteti sirian, sërish është përgjakur nga një autobombë.

Një veturë bombë vrau të paktën pesë vetë persona dhe plagosi 25 të tjerë në veri të Sirisë.


https://twitter.com/_ahmadalhindi/status/1355885497990569985

Agjencia shtetërore SANA njoftoi shpërthimin, por nuk dha detaje rreth numrit të të vdekurve dhe të plagosurve.

Turqia, e cila është në aleancë me disa grupe rebele që luftojnë kundër presidentit, Bashar al-Assad, kontrollon zonën ku ndodhi shpërthimi.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me qendër në Britani tha se forcat qeveritare kanë rrethuar zonat kurde në Alepo veriperëndimore për muaj - duke parandaluar hyrjen e ushqimeve dhe pajisjeve mjekësore. /Telegrafi/