Auto Mita prezanton Renault CLIO i Ri – zgjedhja perfekte për qytetin

Auto Mita ka sjellë në treg një nga modelet më të fundit të veturave urbane, Renault CLIO 2026, i dizajnuar për të ofruar komoditet, efikasitet dhe performancë në çdo rrugë të qytetit.
Ky model i ri kombinon stil modern me teknologji të avancuar, duke e bërë atë ideal për drejtuesit që kërkojnë një veturë të besueshme dhe praktike për përdorim të përditshëm.

Showroom-i i Auto Mita, i njohur për përzgjedhjen e kujdesshme të veturave dhe për standardin e lartë të prezantimit në tregun automobilistik, ka organizuar një event të veçantë në Prishtina Mall ku është prezantuar sonte Renault CLIO 2026.

Vizitorët kanë pasur mundësinë të njihen me karakteristikat e modelit, të shohin dizajnin e jashtëm dhe të brendshëm, si dhe të informohen mbi opsionet e teknologjisë dhe sigurisë që ofron modeli i ri.
Clio 2026 vjen me dimensione të reja, më i madh dhe më funksional, në dimensione të ndryshme deri në motor full hibrid që premton konsum më të ulët të karburantit dhe efikasitet më të lartë.










Ky model i ri synon të ofrojë një përvojë të re drejtimi, duke kombinuar elegancën, prakticitetin dhe performancën, duke e bërë Renault CLIO 2026 një zgjedhje të shkëlqyer për çdo drejtues.
Sipas përfaqësuesve të Auto Mita, modeli i ri ofrohet me çmim duke filluar nga 18,990 euro.


















































