LAJMI I FUNDIT:

Auto Mita kujdeset për ambientin, mbjell 100 drunj në kryeqytet

Auto Mita kujdeset për ambientin, mbjell 100 drunj në kryeqytet

Importuesi më i madh i veturave në vend, nga top brendet automobilistike, Auto Mita, ka dëshmuar edhe një herë se mendon për ruajtjen e ambientit ku jetojmë.

Në Evropë është shndërruar në nevojë të pashmangshme kujdesi për ambientin duke plotësuar standardet më të rejat ë veturave.


Auto Mita si importuesi më i madh i veturave të top brendeve si Renault, Dacia dhe Nissan, ka kontribuar në përmirësimin e ambientit në kryeqytet.

Me këtë rast janë mbjellë edhe 100 drunj në Prishtinë si simbolikë pas shitjes së 1000 veturave vitin e kaluar.

“Të qenurit kompani nga Kosova, ndjejmë përgjegjësi ndaj komunitetit dhe dëshirë më të madhe që të kontribojmë në të gjitha fushat që përmirësojnë mirëqenien e qytetarëve. Pavarësisht që veturat e reja që i shesim i përmbushin standardet e fundit evropiane të emitimeve, më shumë në shenjë simbolike, vendosëm të japim kontributin tonë në përmirësimin e kushteve të jetës”.

“Ky do të jetë vetëm fillimi pasi kemi plane konkrete për të kontribuar edhe në fusha tjera që kanë impakt në jetën e qytetarëve tanë”, pohoi një prej zyrtarëve te Auto Mita.

Në Kosovë vjetërsia mesatare e veturave është alaramante në krahasim me Evropën, andaj një hap i tillë i Auto Mitës për të kontribuar për komunitetin shihet si tejet i mirëpritur.

Vjetërsia mesatare e veturave në Kosovë është 18.5+ vite, kjo është pothuajse dy herë më shumë se sa në vendet e Bashkimit Evropian.

Nëse bëhet një krahasim i thjeshtë, 10 vetura “Euro 6” emitojnë gazra më pak se një veturë ekuivalente 20 vjet e vjetër, gjithmonë duke supozuar që ajo veturë e vejtër është në gjendje të rregullt teknike.

Emetimi i gazrave nga vetura të vjetra llogariten si shkaktari i shumë sëmundjeve kardiovaskulare dhe i dhjetëra mijëra vdekjeve të parakohshme në botë.

Andaj një hap i tillë në përmirësimin e situatës ambientale të komunitetit është më se e mirëpritur. /Telegrafi/