Nuk ka shkaqe të qarta për autizmin, por fatkeqësisht vitet e fundit numri i të prekurve, sipas ekspertëve të fushës, ka pësuar rritje shqetësuese. Fëmijët e prekur nga ky çrregullim që jetojnë në vendin tone nuk marrin shërbimet shëndetësore të duhura, për shkak të kostos së lartë dhe në mjaft raste edhe për arsye të stigmës, paragjykimeve.
Janë bërë shumë studime për gjetjen e shkakut të autizmit, por edhe zgjidhjen e së njëjtës. Mjekët dhe ekspertët e autizmit mendojnë që faktorët gjenetik mund jenë disa nga shkaktarët e kësaj sëmundjeje. Por, edhe faktorë tjerë ambiental që bëjnë trurin e fëmijës të zhvillohet ndryshe. Ekspertët bëjnë të ditur që një listë kemikalesh dyshohet që ndikon në shkaqet e autizmit.
Një studim i fundit nga Instituti Karolinska në Stokholm kanë zbuluar se diagnoza e sindromës “policistike të vezoreve” kur nëna rrit rrezikun e autizmit tek pasardhësi. Gjinekologu, Agim Jakupi, për gazetën KOHA thotë se vitet e fundit është rritur numri i fëmijëve autik, dhe se dikur kjo sindromë është trajtuar si ndonjë sëmundje krejtësisht tjetër, e cila nuk ka hyrë në studimet mjekësore, por i përkiste pjesës së logopedëve. Ai shton se janë bërë shumë studime, por ajo që preokupon prindërit e fëmijëve autik janë vaksinat, gjë që është e gabueshme.
“Një studim i i fundit që thotë se autizmi vjen për shkak të problemeve të nënës nga sindroma e cila quhet “policistika e vezoreve”, nuk mund të jetë arsye, sepse janë shumë faktorë që mund ta sjellin autizmin. Për autizmin nuk kemi akoma rezultate se është si shkak i ndotjes, kontaminimit të nënës gjatë shtatzënisë me ndonjë metal. Tek ne është përshtypja se autizmi vjen nga vaksinat, por edhe në shtetet e zhvilluara ka autizëm, kështu që shumë teori bien në “ujë”, thotë gjinekologu Jakupi.
Sipas tij aktualisht punohet në qelizat amë, për shërimin e autizmit. Logopedia Ana Petreska, për gazetën KOHA flet se arsyet pse ka një rritje të autizmit mund të jenë të shumta të tilla si lindjet e fëmijës nga metodat cezariane, që edhe shkakton shumë probleme si në shëndetin e nënës dhe te fëmija. Ndërsa nga aspekti defektologjik dhe logopedisë Petreska thotë se punohet për përmirësimin e gjendjes së fëmijës në shqiptimin e fjalës,që fëmija të komunikojnë me rrethin ku jeton, dhe në mënyrë të pavarur të përmbushin nevojat e tyre.
Logopedi Ermond Miftari për gazetën KOHA tregon se kohët e fundit është rrit numri i fëmijëve autik, por nuk do të thotë se çdo fëmijë është autik nëse ai nuk di të flas edhe pse ka moshën 3, 4 vjeçare. Ndryshe, Republika e zyrtarisht janë të regjistruar 170, por supozohet se numri është shumë më i madh. Sipas vlerësimeve nëse në Maqedoni ka 2.040.000 banorë të paktën duhet të ketë rreth 14.000 persona që janë në spektrin autik. Autizmi ka një normë rritjeje prej 10-17% në vit. Sipas një studimi që është realizuar në vitin 2016 i kryer nga Avokati i Popullit në disa qytete të Maqedonisë, 93 fëmijë me autizëm prej të cilëve 68 meshkuj dhe 25 fëmijë, ndjekin shkollën fillore, mirëpo vetëm një numër i vogël prej shkollave kanë ekip profesional për të punuar me fëmijët me autizëm./koha.mk/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së – edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Kryeqyteti nuk gjen qetësinë, theret me thikë një person në lagjen Dardania

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës