LAJMI I FUNDIT:

Australia shënon vdekjen e parë nga coronavirusi, 78-vjeçari ishte infektuar gjatë lundrimit me anije në brigjet e Japonisë

Australia shënon vdekjen e parë nga coronavirusi, 78-vjeçari ishte infektuar gjatë lundrimit me anije në brigjet e Japonisë

I moshuari 78-vjeçar, që është infektuar me coronavirus derisa po lundronte me një anije nëpër brigjet e Japonisë, është viktima e parë e kësaj sëmundjeje në Australi.

Ai ishte nisur nga Perth, së bashku me gruan e tij, e cila gjithashtu është e sëmurë me coronavirus, ndërsa ka vdekur sot në mëngjes në po të njëjtin qytet ku e kishin kthyer më 21 shkurt, transmeton Telegrafi.


Së bashku me 164 australianë të tjerë, atë e kishin evakuuar nga anija gjigante ku po i kalonin pushimet, ndërsa ishte mbajtur përkohësisht në karantinë.

Në të gjithë Australinë janë 23 raste me coronavirus, përfshirë edhe dy që u zbuluan sot. Deri më tani, 11 australianë janë shëruar me sukses.

Mësohet se gruaja e tij, e cila është në të 70-at, është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa detyrohet të qëndrojë edhe më tutje në izolim. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Xhamajka bëhet vendi i 142-të që njeh shtetin e Palestinës

Xhamajka bëhet vendi i 142-të që njeh shtetin e Palestinës

Amerika Latine
Pas miratimit të paketës 61 miliardë dollarëshe nga Senati amerikan, reagon Zelensky: SHBA është fener i demokracisë

Pas miratimit të paketës 61 miliardë dollarëshe nga Senati amerikan, reagon Zelensky: SHBA është fener i demokracisë

Evropa
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Jugkoreani dënohet me 14 muaj burgim për vrasjen e 76 maceve, urrejtja ndaj kafshës i lindi kur ato ia gërvishtën veturën

Jugkoreani dënohet me 14 muaj burgim për vrasjen e 76 maceve, urrejtja ndaj kafshës i lindi kur ato ia gërvishtën veturën

Azia
Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Evropa
Kalo në kategori