Australia ia anulon sërish vizën Novak Djokovicit, tenisti përjashtohet nga ‘Australian Open’

Novak Gjokovic është përjashtuar nga 'Australian Open', që fillon të hënën më 17 janar, pasi viza i është anuluar për herë të dytë nga shteti i Australisë.
Vendimi i autoriteteve australiane apo më saktë i ministrit të imigracionit Alex Hawke thuhet se e ishte në "interes publik", përcjell Telegrafi.
Ky vendim vjen pas disa ditësh të jashtëzakonshme pasigurie për pjesëmarrjen e tij në ‘Australian Open’, të gjitha të shkaktuara nga refuzimi i tij për t'u vaksinuar kundër Covid-19.
Megjithatë, tenisti 34-vjeçar thuhet se ende mund të apelojë vendimin për të qëndruar në Australi.

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals










































