LAJMI I FUNDIT:

Australi, 7 përqind e priftërinjve akuzohen për abuzim ndaj fëmijëve

Australi, 7 përqind e priftërinjve akuzohen për abuzim ndaj fëmijëve

Shtatë përqind e priftërinjve të Kishës Katolike në Australi akuzohen për abuzim seksual gjatë disa dekadave të kaluara, tregojnë rezultatet e hetimit mbi abuzimin ndaj fëmijëve në institucionet e mbarë vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Këto të dhëna janë publikuar nga Komisioni shtetëror për përgjigjet institucionale të abuzimeve seksuale të fëmijëve.


Komisioni shtetëror, i cili është shkalla më e lartë e hetimit në Australi, nga viti 2013 zbaton një hetim lidhur me atë se si Kisha Katolike dhe institucionet e tjera janë përgjigjur ndaj abuzimeve seksuale ndaj fëmijëve gjatë disa dekadave të fundit.

Komisioni paraprakisht dëgjoi dëshmi tronditëse të dhjetëra personave të cilët kanë qenë viktima të abuzimit të priftërinjve.

“Hetimi tregoi se në periudhën mes vitit 1980 dhe 2015 gjithsej 4.444 persona kanë raportuar abuzimet në më shumë se 1.000 institucione katolike në mbarë vendin”, tha Gail Furness, jurist që ndihmon komisionin.

Mosha mesatare e viktimave ka qenë 10.5 vjeç për vajza dhe 11.5 për djem. Francis Sullivan, drejtor i Këshillit për të vërtetën, drejtësinë dhe mjekimin theksoi se ky informacion përmban “mossukses të madh” të Kishës për të mbrojtur fëmijët. “Këto shifra janë shokuese dhe tragjike.

Si katolikë, duhet të mbulojmë fytyrën nga turpi”, tha Sullivan.  Raporti final i komisionit do të shpallet deri në fund të vitit, pas dëgjimit të disa dëshmitarëve.

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Serbia
Katër fëmijë të moshës 13-vjeçe bien nga kulmi i palestrës në Gjermani – lëndohen rëndë

Katër fëmijë të moshës 13-vjeçe bien nga kulmi i palestrës në Gjermani – lëndohen rëndë

Evropa
Zelensky: Ukrainasit gjunjëzohen vetëm në lutje dhe kurrë para pushtuesve

Zelensky: Ukrainasit gjunjëzohen vetëm në lutje dhe kurrë para pushtuesve

Evropa
Para luftës kishte 3 mijë banorë, sot fshati ukrainas është shndërruar në gërmadha – pamjet nga ajri e dëshmojnë këtë

Para luftës kishte 3 mijë banorë, sot fshati ukrainas është shndërruar në gërmadha – pamjet nga ajri e dëshmojnë këtë

Evropa
Zelensky thotë se ushtria ukrainase rrëzoi një aeroplan luftarak rus Su-25

Zelensky thotë se ushtria ukrainase rrëzoi një aeroplan luftarak rus Su-25

Evropa
Kalo në kategori