Ky kamp i tmerrshëm i përqendrimit dhe shfarosjes ka dëshmuar shumë tmerre deri në vitin 1945

Para 76 vjetësh ushtarët sovjetikë kanë parë skenat e tmerrit të paimagjinueshëm në Auschwitz-Birkenau, transmeton Telegrafi.


Nazistët kanë ngritur në ajër pjesë të lokacionit, ku kanë vdekur së paku 1,1 milionë njerëz, nga të cilët 90% hebrenj – mirëpo edhe mijëra të burgosur kanë mbetur.

Sot Auschwitz qëndron kryesisht i paprekur – kasollet e braktisura dhe rrethojat me tela me gjemba mbeten dëshmi të heshtura të disa prej krimeve më të këqija në historinë njerëzore.

1 129

Qindra kufoma ishin shpërndarë në atë vend, si dhe mijëra të burgosur të braktisur, sepse ishin shumë të sëmurë ose të dobët për "marshimin e vdekjes" për në Rajh.

Trupat sovjetike gjetën gjithashtu më shumë se 300.000 kostume burrash dhe 7.7 tonë flokë njerëzorë.

Ushtari sovjetik, Ivan Martinushkin, duke ardhur me njësitë e tij në janarin e vitit 1945, ka thënë: - Ishte e vështirë t’i shihje. Më kujtohen fytyrat e tyre, posaçërisht sytë e tyre të cilët e tradhtonin mundimet e tyre.

1611918895 Depositphotos 44582419 s 2019

Sot, 76 vjet më vonë, ajo çka mbetet është thjesht përkujtimi, rikthimi në kohë për të mësuar të vërtetat e asaj çka ndodhë, përmes historive njerëzore, edhe të atyre që i mbijetuan kampit.

Sot ai është shndërruar në një muze, i frikshëm për nga ndjenja që përcjell, edhe pse më shumë se 2 milionë njerëz e vizitojnë atë çdo vit.

Vizita atje nuk është një mësim për historinë por një moment reflektimi mbi përgjegjësinë. /Telegrafi/

1611918806 Depositphotos 60431585 s 2019 1