LAJMI I FUNDIT:

Ramiz Lladrovci shkarkon drejtoreshën e Inspeksionit, Aurora Berisha, kjo e fundit thotë se u largua

Ramiz Lladrovci shkarkon drejtoreshën e Inspeksionit, Aurora Berisha, kjo e fundit thotë se u largua

Drejtoresha e Inspeksionit në Komunën e Drenasit, Aurora Berisha, ka bërë të ditur se është shkarkuar nga detyra më 31 tetor pa asnjë vërejtje nga ana e kryetarit Ramiz Lladrovci.

Berisha, e cila këtë detyrë e ka ushtruar që nga shkurti i vitit 2017, ka thënë se ka kryer detyrën me përgjegjësi dhe transparencë dhe se ka arritur suksese në detyrën e saj.

“Unë kam qenë në krye të detyrës me përgjegjësinë më të lartë duke punuar në përputhje me ligjin, për përmbushjen e planit vjetor dhe financiar duke përfshirë urdhrat dhe kërkesat e kryetarit të Komunës së Drenasit. Ku deri më tani kam marrë vetëm lëvdata dhe mirënjohje për punën time, të drejtorisë që kam udhëhequr nga qytetarët, por edhe vetë kryetari, çdo punë e drejtorisë që kam udhëhequr ka qenë transparente e raportuar drejtpërdrejtë kryetarit të komunës dhe e publikuar në ueb-faqen zyrtare të komunës”, shkruan Berisha.

Për më tepër, Berisha tregon edhe arsyet e shkarkimit të saj nga kryetari i Komunës së Drenasit.

“Duke qenë e përcaktuar nga legjislacioni në fuqi se pozita e “Drejtorit Komunal” është pozitë politike dhe bëhet me emërimin e kryetarit dhe mandati i saj zgjat njëjtë me mandatin e kryetarit, pa ndonjë datë të përcaktuar. Gjithashtu është e përcaktuar që kryetari siç ka të drejtë të emërojë një drejtor, ka të drejtë edhe të shkarkojë atë, sikurse në rastin tim pa ndonjë vërejtje apo arsye. Unë pranova këtë vendim të kryetarit të Komunës së Drenasit. Mirëpo siç duket ka qenë e kundërta e asaj, pasi që ka munguar përkrahja e kryetarit të Komunës së Drenasit, ku së fundi erdhi presioni dhe kërkesa e tij për dorëheqjen time nga pozita e Drejtorit të Inspeksionit. Unë nuk u pajtova me këtë kërkesë të pa arsyeshme, prandaj pritshmëria e tij për dorëheqjen time nuk u përmbush dhe më 31 tetor 2019 pa asnjë vërejtje më shkarkoi nga pozita”, ka thënë Berisha, njofton Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat

Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat "Zajednicën", për Këshillin e Evropës...

Lajme
Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Siguri
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori