Will Smith përballet me poshtërim të mëtejshëm mes polemikave pas skandalit në “Oscars 2022”, pasi August Alsina që kishte një lidhje me gruan e tij Jada Pinkett Smith ka folur për këtë në një këngë të re dhe po përfolët për një libër që tregon gjithçka.
Jada, 50 vjeç, iu referua në mënyrë të famshme lidhjes shumëvjeçare me këngëtarin R&B, August Alsina, 29 vjeç, si një “ngatërrim” i cili tani shfaqet si një referencë në kohën e duhur në këngën e tij të re “Shake the World”.
“Epo, sigurisht që disa baltë do të bien kur të ngatërrohesh me të preferuarin e botës”, dëgjohet duke kënduar August në një fragment që ai e ngacmoi të hënën përmes faqes së tij në Instagram.
Është raportuar gjithashtu se August – i cili ishte vetëm 23 vjeç kur u takua për herë të parë me Jadën – do të shkruajë një libër që tregon gjithçka që do të detajojë jetën e tyre seksuale, shkruan DailyMail.
“August po përgatitet të nënshkruajë një marrëveshje librash me para të mëdha, e cila do të detajojë lidhjet e tij romantike me Jadën”, pohon një burim për The Sun.
“Ai gjithmonë ka pohuar se Will i ka dhënë leje për të fjetur me Jadën, diçka që ata e kanë mohuar publikisht. August do të shkojë në detaje rreth kohës së tij me Jadën dhe gjithashtu do të flasë për mënyrën sesi ai e kaloi kohën duke jetuar në shtëpitë në pronësi të Will kur ai ishte larg për xhirimet”, shtoi ky burim.
“Ka disa botues që bëjnë oferta për librat dhe August është duke renditur ofertën më të mirë. Ai e di se ka shumë njerëz të magjepsur nga historia e tij dhe është i lumtur ta tregojë atë”, tha tutje i njëjti burim.
Vitin e kaluar, Will konfirmoi se ai dhe Jada kanë një marrëdhënie të hapur, duke pranuar se ajo “kurrë nuk ka besuar në një martesë konvencionale” ndërsa promovonte librin e tij me kujtime.
Çifti u bë tituj në media në korrik 2020 kur ata trajtuan lidhjen e Jadas me Augustin në emisionin e saj “Red Table Talk”.
Ajo filloi të shpjegonte se çifti u takua me Augustin përmes djalit të tyre Jaden, 22 vjeç, dhe kujtoi se këngëtari atë kohë ishte ‘vërtet i sëmurë’ pasi luftonte me një sëmundje gjenetike të mëlçisë.
“Dhe gjithçka filloi me atë që ai thjesht kishte nevojë për ndihmë, unë doja të ndihmoja shëndetin e tij, gjendjen e tij mendore. Durimi nga familja jonë fillimisht kishte të bënte me shëndetin e tij. Ne gjetëm të gjitha ato burime të ndryshme për ta ndihmuar ta largonte atë dhe prej andej ti dhe unë po kalonim një kohë shumë të vështirë”, kishte deklaruar Jada në një rrëfim me Will.
Pas rrëfimit të Jada shtoi se ata vendosën të ndaheshin për një ‘periudhë kohe’.
“Dhe pastaj çfarë bëre, Jada?”, pyeti Will, duke i kërkuar gruas së tij të vazhdonte të fliste.
“Me kalimin e kohës, unë u futa në një lloj tjetër ngatërrese me Augustin”, shpjegoi Jada.
Nëna e dy fëmijëve vazhdoi t’i përgjigjet pretendimit të Augustit se Will i dha ‘lejen’ për të pasur një lidhje.
Ajo mohoi pretendimin e Augustit se Will kishte dhënë bekimin e tij për këtë çështje dhe pretendoi se ata ishin ndarë në atë kohë.
Çështja shkaktoi valë tronditëse nëpër botë dhe shumë njerëz iu drejtuan Will-it për të parë se si do të reagonte ylli i filmit.
Çuditërisht, Jada fillimisht kishte mohuar pretendimet e Augustit se ato ishin një marrëdhënie, derisa më në fund rrëfeu duke thënë se “ka një shërim që duhet të ndodhë… kështu që unë po e sjell të gjitha në Red Table”.
Aktorja e “Girls Trip” përdori një linjë të ngjashme ‘shëruese’ kur theu heshtjen e saj në lidhje me shuplakën që Will i dha Chris Rockun në “Oscars”.
Pavarësisht se qeshi për incidentin dhe vazhdoi të festonte një natë në festën e “Oscars” Vanity Fair, Jada postoi të nesërmen: “Ky është një sezon për shërim dhe unë jam këtu për të”.
Ndërkohë, Will vazhdon të përballet me pasojat për sulmin e tij ndaj Chris Rock, dhe thuhet se agjencia e tij CAA është e ndarë nëse duhet të heqë dorë nga aktori.
Sipas një rrëfimi për pasojat e incidentit në The Daily Beast, një debat i furishëm u zhvillua brenda agjencisë nëse Smith duhet të largohej.
Dyshja – të cilët u martuan në 1997 dhe kanë dy fëmijë së bashku Willow dhe Jaden. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Çun Lajçi i del në përkrahje Gjestit pas ngjarjes së djeshme: Djalosh i Dukagjinit, duro edhe pak se pranvera po vjen për ty

Ndahet nga jeta aktori i njohur Lulzim Rexha i cili vuante nga një sëmundje e rëndë

Aktori Gene Hackman dhe gruaja e tij gjenden të vdekur në shtëpinë e tyre

Ndahet nga jeta aktori i njohur Lulzim Rexha i cili vuante nga një sëmundje e rëndë

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Egla reagon pas tentimit që bëri Gjesti për t'u arratisur nga shtëpia: Doja të bëja edhe unë të njëjtën gjë

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Aktori Gene Hackman dhe gruaja e tij gjenden të vdekur në shtëpinë e tyre

Fero ndan çastet e ëmbla me bashkëshorten e tij të dytë, i zbulon edhe portretin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?