LAJMI I FUNDIT:

Audio-incizimi dëshmon se avokatja ia kërkoi palës 25 mijë euro për ta pranuar vendimin e Apelit

Audio-incizimi dëshmon se avokatja ia kërkoi palës 25 mijë euro për ta pranuar vendimin e Apelit

Besim Sopi, pas më shumë se një dekadë nëpër gjykata, po priste një vendim përfundimtar që t’i lirohen pesë banesa në lagjen “Mati 1” në Prishtinë, të cilat i ishin shitur pa lejen e tij.

Në këtë rast, Themelorja kishte vendosur në vitin 2018. Pesë vjet pasi Themelorja kishte vendosur në favor të tij në vitin 2023 do vendoste edhe Apeli, duke e vërtetuar vendimin e shkallës së parë.


Por, ndryshe nga palët tjera të përfshira në rast, të cilat vendimin e Apelit të marrë më 25 korrik 2023 e kishin pranuar, ishte Besim Sopi ai që ndonëse kishte dëgjuar se ka një vendim,  nuk e kishte pranuar.

Sopi thotë se problemi ishte vetë avokatja që e kishte përfaqësuar atë në këtë lëndë, Shemsije Sheholli.

“Nuk e kam pas marrë hala vendimin e Apelit. Ma bojke po unë dëgjova prej këtyre banorëve që ishin aty në banesa të mija që ata e kanë marrë vendimin e Apelit. E kjo me thojke ty nuk ta lëshojnë Apelin pa jau dhanë eurot, paret pa jav dhanë, të hollat qysh dush quaj komisionit të gjykatësve ty nuk ta lëshojnë Apelin, e nëse don ti me i hup banesat hupi për qit 10 %. Unë prape nuk pranova.  Thash le të shkon landa sipas gjyqit. Unë ata gjykatës as që i ngjoh e as se di kush janë. Me emër po, a në jetën tem nashta edhe i kam pa po si kam ditë se cili është”, ka thënë Sopi

Nga një audio-incizim të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, të cilin pala thotë ta ketë bërë më 15 gusht 2023, 21 ditë  pasi ishte marrë vendimi nga Apeli,  gjatë një takimi mes Besim Sopit dhe avokates Shemsije Sheholli, dëgjohet se kjo e fundit nga pala po kërkonte 25 mijë euro në mënyrë që vendimin e Apelit ta pranonte edhe ai.

Audio-incizimi prej 27 minutash dëshmon se si avokatja i thotë Sopit se vendimin nuk mund ta marrin pa i kryer obligimet. Kjo ndonëse Apeli kishte vendosur dhe ekzistonte një vendim.

Besim Sopi: …ma qunë një vendim, iu kish shku tanëve vendimi…

Avokate Sheholli: Atyre ju ka shku, po neve s’na qojnë pa e kry obligimin..

Besim Sopi: (Nuk kuptohet.)

Shemsije Sheholli: Atyre ju ka shku se e di unë ata, atyre ju ka shku vendimi a neve nuk na qojnë se na duhet me shku me bo të plotfuqishëm, me bo të ekzekutueshëm, atë vendim.

Besim Sopi: Po sa ka afat ky vendim?

Shemsije Sheholli: Ky vendim ka afat 15 ditë.

Besim Sopi: 15 ditë. Krejt me i bo qeto.

Shemsije Sheholli: Krejt me i bo qeto.

Besim Sopi, tregon historikun e kësaj bisede dhe lëndës se tij në gjykatë.

Sopi i cili jetonte për shumë vite në Angli, ishte pronar i një toke në lagjen Mati 1 në Prishtinë. Aty do investohej për banesa, ku atij do i takonin disa prej tyre. Ai kishte ofertë që 5 prej tyre t’i shiste.

Sopi: Kam qenë pronar i tokës, baba ma ka lanë ata tokë, me fletë poseduese me të gjitha.

Gazetarja: Dhe të kanë taku 5 banesa?

Sopi: Jo ma shumë më kanë taku, po pesë ai mi lypke për me ja shitë, mirëpo nuk më dha kurrfarë pare dhe si e kam ditë pastaj që kam shku unë në Angli, i kish shti pesë familje në çdo banese.  Pesë banesa ka një familje, pesë familjes. Në Gjykatë kam pas rast prej 2011-ës edhe për 5 banesa.

Sopi thotë se pas kthimit nga Anglia, kishte tentuar të binte në kontakt me personin që banesat e tij i kishte shitur tek personat tjerë. Por, meqë nuk kishte rënë në kontakt me të, ai vendos që rastin ta dërgojë në Gjykatë. Në këtë proces gjyqësor, ai do angazhonte avokaten Sheholli, për të cilën pretendon se edhe në fillim i kishte dhënë para për të përshpejtuar rastin.

“Mirëpo, kaloi pak një procedurë, ajo m’i lypi edhe do pare për me e shpejtu landën me e qit pa rend në gjykatë. E bani ata dhe unë ja dhashë. Mi lypi 1,000 euro ja dhashë edhe e qiti landën në gjyq edhe tash filloi gjyqi po sikur gjyqi ma, një herë tre muaj thirrke, në katër muaj seancat që u majshin. Për çdo seancë e kam pagu avokaten. Edhe ata jam i bindur prej 300 euro deri ne 1,000 euro e kam pagu”, shton tutje ai.

Sopi këtë shumë të parave dhe parat tjera për seanca thotë se i ka dhënë kesh po nuk ka dëshmi për këtë. Por ai mendon se shuma që kishte paguar prej 1 mijë euro për avokaten kishte ndikuar që të niste procedura në Gjykatë.

“Po tash se di unë sa shkojnë landë, sa vonohen. Veç mi mur, 1 mijë euro mi lypi ja dhashë. Nuk shkoj 3-4 muaj e qiti landën në Themelore e tani vazhdoj landa në Themelore. Gjykata e zgjati diku ka 12-13 vjet e ka zgjat. Herën e parë nuk me ka thanë gjyqtari as kurgjo. Ato i ka lyp për veti a për kon i ka lyp nuk e di”, është shprehur Sopi.

Në lidhje me këtë pretendim të tij, se avokatja i kishte kërkuar para për të shpejtuar rastin, ka pyetur në Gjykatën Themelore në Prishtinë dhe gjyqtarin e rastit Hasim Sogojeva, i cili tani është gjyqtar në Dhomat e Posaçme të Gjykatës Supreme.

“Se pari, pyetja e parë i takon të përgjigjet Oda e Avokatëve, sa i përket pyetjes së dytë, më kujtohet se kontesti ka qenë për disa shitblerje të banesave dhe se palët që kanë blerë banesa kanë bërë disa ankesa për zvarritje të rastit, por, rasti është proceduar sipas radhës për kundër ankesave”, ka thënë gjyqtari Sogojeva, ndërsa nga Gjykata Themelore në Prishtinë, nuk janë përgjigjur.

Për procedurën e nisur në 2012, Gjykata Themelore në Prishtinë, do merrte vendim në nëntor 2018, ku aprovohej kërkesa e Besim Sopit dhe detyroheshin të paditurit që në afat prej 15 ditësh t’ia lirojnë banesat./Betimi për Drejtësi/

Në trend Lajme

Më shumë
Spiuni serb i arrestuar në Mitrovicë, ishte agjent rezident i BIA-s, filmoi fshehurazi KFOR-in e policinë – u zbulua nga AKI

Spiuni serb i arrestuar në Mitrovicë, ishte agjent rezident i BIA-s, filmoi fshehurazi KFOR-in e policinë – u zbulua nga AKI

Siguri
Në

Në "Debat Plus", publikohet audio-incizimi mes Bedri Shabanit dhe Bogolub Janiceviqit, përgjegjës për masakrën e Reçakut

Siguri
Dëshmia në Gjykatë: Si i kishin detyruar policët serbë shqiptarët që t’i varrosin civilët e vrarë gjatë luftës në Istog

Dëshmia në Gjykatë: Si i kishin detyruar policët serbë shqiptarët që t’i varrosin civilët e vrarë gjatë luftës në Istog

Drejtësi
Ish-hetuesi i Policisë së Kosovës tregon kush është Aleksandar Vlajiq me nofkën “snajper”, i arrestuar për spiunazh

Ish-hetuesi i Policisë së Kosovës tregon kush është Aleksandar Vlajiq me nofkën “snajper”, i arrestuar për spiunazh

Siguri
Ish-zv.ministri Gashi: Disa xhami në Prishtinë janë të financuara nga Serbia

Ish-zv.ministri Gashi: Disa xhami në Prishtinë janë të financuara nga Serbia

Lajme
Rama nderon me mirënjohje humanistin Kastrati, për ndërtimin e 23 banesave në Lezhë

Rama nderon me mirënjohje humanistin Kastrati, për ndërtimin e 23 banesave në Lezhë

Lajme
Kalo në kategori